Përshkrimi
Kompania kërkon të angazhojë një Magazinier.
Detyrat
- Menaxhon të gjitha hyrjet dhe daljet e artikujve në magazinë duke respektuar procedurat e kompanisë dhe dokumentacionin përkatës.
- Pret ngarkesat, ndihmon gjatë shkarkimit të mallrave dhe kontrollon sasinë, cilësinë dhe përputhjen e tyre me dokumentet shoqëruese, ndërsa çdo mungesë, dëmtim ose mospërputhje e raporton menjëherë.
- Kujdeset për etiketimin e artikujve, vendos çmimet, sistemet e sigurisë (alarme) dhe shenjat e tjera identifikuese sipas standardeve të përcaktuara nga kompania.
- Merr pjesë në numërimin, përpunimin, paketimin dhe përgatitjen e artikujve për transport ose transferim, duke siguruar edhe dokumentacionin e nevojshëm.
- I dorëzon artikujt te departamenti ose destinacioni përkatës sipas rregullave të brendshme të punës.
- Regjistron në rend kronologjik Fletë-Hyrjet dhe Fletë-Daljet në Sistemin Financiar dhe përditëson evidencat përkatëse të inventarit.
- Siguron që ambienti i magazinës të përdoret vetëm për ruajtjen e inventarit, me qasje të kufizuar, si edhe garanton sistemimin, ruajtjen dhe sigurinë e artikujve sipas procedurave të kompanisë.
- Ndihmon në inventarizimet fizike periodike dhe në procesin e nxjerrjes jashtë përdorimit të artikujve, duke përditësuar dokumentacionin dhe regjistrat përkatës.
- Raporton pa vonesë çdo mungesë, dëmtim, mospërputhje, si dhe artikujt që kanë qarkullim të ngadalshëm, në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar vazhdimësi të pandërprerë të proceseve logjistike.
- Kryen edhe detyra të tjera operative që lidhen me proceset e punës, sipas udhëzimeve të eprorit të drejtpërdrejtë dhe nevojave të kompanisë.
Kualifikimet
- Arsimi i kërkuar: Arsim i mesëm.
- Aftësi kompjuterike: njohje e Paketës Office.
- Përvoja e nevojshme: mbi 1 vit përvojë në një pozicion të ngjashëm.
- Kërkohet leje drejtimi e kategorisë B.