Përshkrimi
Pozita e Inxhinierit Mekanik mbulon përgatitjen e projekteve mekanike, kryesisht në fushën HVAC, si edhe analizimin, detajimin ose certifikimin e projekteve që hartohen nga palë të treta.
Detyrat
- Organizon, projekton, zbërthen, zbaton dhe mbikëqyr sistemet HVAC dhe MKZ.
- Përgatit dokumentin ToR (Terma Reference) për etapën e projektimit, duke përfshirë specifikimet teknike të impianteve mekanike në tërësi.
- Zhvillon projekte në të gjitha fazat për instalime termoteknike, ventilimi dhe kondicionimi për objekte civile, industriale dhe turistike.
- Përpilon specifikime teknike të hollësishme për materialet dhe pajisjet mekanike që do të prokurohen ose tenderohen.
- Përgatit preventivat e punimeve, përllogarit buxhetin, kohën e punës dhe kapacitetet që duhen për realizim.
- Harton lista të detajuara të veglave dhe mjeteve të nevojshme për instalim, testim dhe kolaudim.
- Përgatit dokumentacionin përkatës në formë check list për komisionimin e sistemeve mekanike.
- Ndjek procedurat që lidhen me kontrollin, verifikimin dhe pranimin në dorëzim të instalimeve mekanike.
- Përpilon protokollet e mirëmbajtjes dhe të shërbimeve për pajisjet dhe impiantet mekanike në përgjithësi.
- Rishqyrton dhe rivlerëson projektet nga pikëpamja teknike.
- Përcakton standardet e vizatimeve që do të përdorë kompania dhe i konverton vizatimet jo të standardizuara në formate të standardizuara.
- Zbaton standardet ISO për vizatimet dhe vendos rregullat e brendshme të vizatimit në kompani.
- Vlerëson dhe certifikon kërkesat për ndryshime të ndryshme në projekte.
Kualifikimet
- Edukimi: Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ose Energjitike.
- Gjuhë të huaja: Anglisht, Italisht.
- Njohuri kompjuterike: Msc Office, Autocad, Revit.
- Eksperienca e kërkuar: Të paktën 3 vjet experience në projektim.