Përshkrimi
Kjo pozitë mbikëqyr administrimin e përditshëm të kampit dhe siguron që punonjësit të kenë kushte të përshtatshme akomodimi, pastërti, siguri dhe shërbime me standard të lartë.
Detyrat
- Planifikon dhe ndjek të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në kamp.
- Udhëheq ekipet e pastrimit, lavanderisë, infermierisë dhe shërbimeve ndihmëse.
- Verifikon zbatimin e standardeve të pastërtisë dhe mirëmbajtjes.
- Organizon sistemimin dhe akomodimin e punonjësve.
- Mbikëqyr stokun e materialeve të konsumit.
- Administron marrëveshjen me shërbimin e kuzhinës së kampit.
- Punon ngushtë me menaxherin e projektit dhe me kontraktorët.
- Harton raporte ditore dhe mujore.
- Reagon dhe menaxhon rastet emergjente.
Kualifikimet
- Edukimi: Preferohet diplomë universitare.
- Gjuhë të huaja: Anglisht.
- Eksperienca e kërkuar: Të paktën 5 vite përvojë në administrim hotelerie, kampesh ose strukturash akomodimi.
- Duhet të jetë i/e gatshëm/gatshme të punojë jashtë Tiranë.