Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K është aktive në treg që prej vitit 2009 dhe përfaqëson ekskluzivisht markën ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë, për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse.
Pozicioni i hapur është Menaxher rezervimesh.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Mban kontakte të rregullta me klientë të mundshëm dhe agjenci imobiliare për promovimin, shitjen ose qiradhënien e apartamenteve të shoqërisë.
- Menaxhon rezervimet në Booking & Airbnb, si edhe përgatit e administron faturat përkatëse.
- U shoqëron klientët e interesuar gjatë vizitave në apartamentet e shoqërisë dhe i informon hollësisht për kushtet dhe shërbimet.
- Ndjek hapat për kontraktimin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike pranë institucioneve përkatëse.
- Realizon dhe mbikëqyr pagesat mujore të kontratave ekzistuese për ujë dhe energji elektrike.
- Kujdeset që korrespondenca zyrtare të dërgohet dhe shpërndahet te klientët finalë, sipas nevojave të shoqërisë.
- Mban të përditësuara evidencat dhe databazën e rezervimeve të shoqërisë.
- Bashkëpunon me arkitektë, inxhinierë dhe furnitorë të ndryshëm për arredimin dhe mobilimin e apartamenteve të shoqërisë.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera të ngjashme që i shërbejnë shoqërisë.
Kualifikimet
- Mosha e preferuar është 28-40 vjeç.
- Kërkohet njohje e mirë e gjuhës angleze.
- Kandidati duhet të ketë vendbanimin në Durrës.
- Duhet të disponojë Leje Drejtimi të kategorisë B.
- Arsimi i lartë konsiderohet avantazh.
- Kërkohen njohuri bazë të paketës Office.
Vendi i punës është në terren, në Durrës ose Tiranë.
Shoqëria ofron:
- Mjedis pune modern dhe profesional.
- Dietë ushqimore kur puna kryhet jashtë Shqipërisë.
- Transport të financuar nga kompania për angazhimet në terren.
- Trajnime profesionale të mbështetura në përvojën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Mbështetje të vazhdueshme profesionale në një ambient dinamik e bashkëpunues.
- Pagë të kënaqshme, në përputhje me përvojën dhe progresin profesional të punonjësit.