Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K është aktiv që prej vitit 2009 dhe përfaqëson ekskluzivisht markën ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë. Kompania merret me shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse, dhe kërkon kandidat për pozitën SUPERVIZOR KANTIERI.
Pozita e punës: SUPERVIZOR KANTIERI
Kualifikimet
- Kujdeset për kërkesat e punëtorëve në kantieret e ndryshme.
- Organizon shkarkimin e ashensorëve dhe shkallëve elektrike për instalimet e reja.
- Mbikëqyr shkarkimin dhe ruajtjen e sigurt të materialeve që ndodhen në proces reklamacioni.
- Siguron pastrimin e të gjitha materialeve të mbetura në kantier pas përfundimit të instalimit.
- Menaxhon depozitimin e materialeve të ashensorëve dhe shkallëve elektrike të mbetura nga instalimet, si edhe regjistrimin e tyre në magazinë përmes inventarit.
- Përgatit dhe verifikon përmbushjen e kushteve teknike në kafazet e ashensorëve dhe shkallëve elektrike para instalimit, përfshirë kontrollet paraprake, skelerinë, ndriçimin, ventilimin, togezimet dhe ganxhat.
- Mban përgjegjësi për veglat e punës së të gjitha ekipeve të instaluesve dhe mirëmbajtësve.
- Monitoron gjendjen teknike të automjeteve të punës dhe kryen kontrollet e tyre periodike, duke përfshirë pastërtinë dhe gjendjen fizike-teknike.
- Kontrollon përmasat e kafazit në përputhje me vizatimin teknik përfundimtar të ashensorëve dhe shkallëve elektrike.
- Ofron mbështetje të ndryshme logjistike gjatë procesit të mirëmbajtjes së ashensorëve dhe shkallëve elektrike.
Vendi i punës:
Puna kryhet në terren në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si edhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Çfarë ofron shoqëria
- Mjedis pune bashkëkohor dhe profesional.
- Dietë ushqimore kur puna realizohet jashtë Shqipërisë.
- Kompania mbulon transportin për angazhimet në terren.
- Trajnime profesionale të mbështetura në përvojën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Mbështetje të vazhdueshme dhe rritje profesionale në një ambient dinamik e bashkëpunues.
- Pagesë e kënaqshme, në varësi të përvojës dhe zhvillimit profesional të punonjësit.