Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K është aktive në treg që prej vitit 2009 dhe përfaqëson ekskluzivisht brandin ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë. Kompania merret me shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistron dhe vendos mallrat në hapësirat përkatëse të magazinave të shoqërisë, sipas kategorisë, llojit dhe destinacionit.
- Llogarit dhe kontrollon sasinë e materialeve që pranohen ose dërgohen nga magazina.
- Administron evidencën e hyrjeve dhe daljeve të mallrave, materialeve, veglave dhe pjesëve të këmbimit.
- Menaxhon inventarin e magazinës, identifikon çdo ndryshim në numër, sasi ose lloj materiali, njofton përgjegjësin dhe bën korrigjimet e nevojshme sipas procedurave të shoqërisë.
- Dorëzon materiale dhe pjesë këmbimi për klientët ose ekipin e punës, bazuar në urdhrin e punës dhe dokumentacionin përkatës.
- Përgatit materialet, veglat dhe pjesët e këmbimit për dorëzim apo përdorim nga ekipet, duke garantuar sasinë dhe gjendjen e kërkuar.
- Pranon mallrat dhe materialet që hyjnë në magazinë, verifikon gjendjen e tyre dhe regjistron dëmtimet, mungesat ose parregullsitë.
- Organizon magazinën në mënyrë që materialet të dallohen, të gjenden lehtë dhe të ruhen nga dëmtimet.
- Pastron dhe kujdeset për veglat e materialet e punës, duke i vendosur në hapësirat e përcaktuara për t'i mbajtur të sigurta dhe për të shmangur dëmtimet.
Kualifikimet
- Mosha e preferuar është 28-40 vjeç.
- Kandidati duhet të ketë vendbanim në Durrës.
- Kërkohet Leje Drejtimi e kategorisë B.
- Nevojiten njohuri bazë të paketës Office.
Çfarë ofron shoqëria
- Mjedis pune bashkëkohor dhe profesional.
- Dietë ushqimore kur puna kryhet jashtë Shqipërisë.
- Transport të financuar nga kompania për angazhimet në terren.
- Trajnime profesionale të mbështetura në përvojën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Mbështetje e vazhdueshme profesionale në një ambient dinamik e bashkëpunues.
- Pagë e përshtatur me përvojën dhe përparimin profesional të punonjësit.