Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K është aktive në treg që prej vitit 2009 dhe përfaqëson si distributor ekskluziv markën ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë, për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve elektrike dhe tapeteve lëvizëse.
Pozita e punës: INXHINIER ELEKTRIK/ELEKTRONIK/MEKATRONIK
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të mbikëqyrë dhe të ofrojë asistencë gjatë instalimit të ashensorëve dhe shkallëve elektrike, duke ndjekur standardet teknike dhe të sigurisë.
- Të identifikojë defekte të natyrës elektrike, mekanike dhe elektronike.
- Të realizojë mirëmbajtjen parandaluese, si edhe atë korrigjuese, për ashensorët.
- Të përpilojë dhe zbatojë procedura teknike që synojnë rritjen e performancës së sistemeve.
- Të punojë së bashku me inxhinierët dhe teknikët për adresimin e çështjeve teknike.
- Të hartojë raporte teknike dhe dokumentacionin përkatës.
- Të zbatojë standardet e sigurisë dhe rregulloret që janë në fuqi.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Mekatronikë, Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose në fusha të përafërta.
- Të ketë së paku 5 vjet përvojë në instalim, automatizim ose mirëmbajtje të pajisjeve elektromekanike; përvoja në sektorin e ashensorëve konsiderohet avantazh.
- Të zotërojë njohuri të mira në elektronikë, mekanikë dhe sisteme automatizimi.
- Të jetë në gjendje të diagnostikojë shpejt dhe të zgjidhë probleme teknike.
- Njohja e programeve teknike dhe softuerëve të kontrollit përbën avantazh.
- Të demonstrojë aftësi për punë ekipore, përgjegjshmëri dhe komunikim të mirë.
- Të njohë gjuhën angleze ne nivel te shkëlqyer.
Vendi i Punës: Puna zhvillohet në terren dhe në zyrë.
Shoqëria ofron:
- Mjedis pune bashkëkohor dhe profesional.
- Dietë ushqimore kur angazhimi kryhet jashtë Shqipërisë.
- Kompania mbulon transportin për aktivitetet e punës në terren.
- Trajnime profesionale të ndërtuara mbi eksperiencën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Mbështetje të vazhdueshme profesionale dhe zhvillim në një ambient dinamik e bashkëpunues.
- Pagë të kënaqshme, në varësi të eksperiencës dhe përparimit profesional të punonjësit.