Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K vepron që nga viti 2009 si distributori ekskluziv i markës ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë, duke ofruar shitje, instalim dhe mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse.
Pozicioni i punës: PUNTOR (për montim/mirëmbajtje ashensorë dhe shkallë elektrike)
Detyrat kryesore
- Të njohë rregullat e sigurisë dhe metodat e punës së sigurt.
- Të verifikojë drejtësinë vertikale dhe pozicionimin e saktë të boshtit të ashensorit.
- Të vendosë, përshtatë dhe sigurojë mbajtëset (brackets).
- Të montojë, rregullojë dhe fiksojë shinat udhëzuese (guide rails).
- Të montojë motorin kryesor së bashku me pjesët përkatëse.
- Të instalojë strukturën e kabinës së ashensorit.
- Të vendosë dhe tendosë siç duhet rripat e transmetimit.
- Të montojë kundërpeshat.
- Të instalojë dyert e njësisë së sipërme të uljes (LDU).
- Të realizojë lidhjet elektrike nga motori te inverteri/konvertuesi i frekuencës (VF Drive).
- Të aktivizojë ashensorin në modalitetin e instalimit (Installation Mode).
- Të montojë dyert e kateve dhe të kryejë kalibrimet përfundimtare të tyre.
- Të instalojë pjesët në hapësirën e poshtme të ashensorit (pit).
- Të realizojë instalimet dhe lidhjet elektrike brenda boshtit të ashensorit.
- Të vendosë panelet dhe muret e kabinës.
- Të montojë mekanizmat e kabinës.
- Të instalojë dhe kalibrojë dyert e kabinës.
- Të ketë njohuri bazë për identifikimin dhe eliminimin e defekteve elektrike e mekanike gjatë instalimit.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të sigurt në lartësi dhe në ambiente të kufizuara.
- Të mirëmbajë operatorin e kabinës dhe kontaktet e sigurisë.
- Të kontrollojë dyert e kateve dhe kontaktet e tyre të sigurisë.
- Të kontrollojë, rregullojë dhe dokumentojë funksionimin e frenave.
- Të verifikojë dhe regjistrojë funksionimin e rregullatorit të mbishpejtësisë (Overspeed Governor).
- Të inspektojë dhe evidentojë gjendjen e pajisjes së tendosjes.
- Të kontrollojë dhe regjistrojë gjendjen e rripave dhe të kontakteve të sigurisë që lidhen me ta.
- Të kontrollojë dhe dokumentojë gjendjen e këpucëve udhëzuese të kabinës dhe të sistemeve të kundërpeshës.
- Të inspektojë dhe regjistrojë sistemet udhëzuese të kundërpeshës.
- Të verifikojë dhe rregullojë kontaktet e sigurisë nën kabinë.
Kualifikimet
- Mosha e parapëlqyer është 25-40 vjeç.
- Përparësi kanë kandidatët që lexojnë skema elektrike dhe mekanike, si edhe ata me përvojë në fushat elektrike dhe mekanike.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.
- Të tregojnë motivim dhe përgjegjshmëri gjatë orarit të punës.
- Të jenë të aftë për punë dhe në gjendje të mirë fizike e mendore.
- Të posedojnë Leje drejtimi kategoria B. (Patentë).
- Të kenë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në grup, duke përfaqësuar interesat e kompanisë ku punojnë.
- Të veprojnë me profesionalizëm dhe të ruajnë sekretin tregtar, si edhe informacionin konfidencial të marrë gjatë punës.
Vendi i Punës:
Angazhimi kryhet në terren në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në Tiranë dhe Durrës, si edhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Shoqëria ofron:
- Një mjedis pune bashkëkohor dhe profesional.
- Dietë ushqimore kur puna kryhet jashtë Shqipërisë.
- Transport të financuar nga kompania për angazhimet në terren.
- Trajnime profesionale të mbështetura në përvojën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Mbështetje të vazhdueshme dhe rritje profesionale në një ambient dinamik e bashkëpunues.
- Pagë të përshtatshme, në varësi të përvojës dhe përparimit profesional të punonjësit.