Sektorist/e
Detyrat kryesore
- Ofron pritje dhe shërbim për konsumatorët.
- Mbush dhe mban raftet sipas metodës FIFO dhe planogramit.
- Verifikon afatet e produkteve dhe i raporton ato te eprori, në përputhje me rregulloret e brendshme.
- Angazhohet në procesin e arkës dhe depozës kur kërkohet ose është e nevojshme.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë në Retail / shitje me pakicë në pozita të ngjashme.
- Aftësi për punë si në ekip ashtu edhe individualisht.
- Përkushtim dhe etikë profesionale në punë.
- Arsimi dhe trajnimet përkatëse konsiderohen përparësi.
- Kandidati duhet të jetë energjik, entuziast, me qasje pozitive ndaj punës dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Çka ofrohet
- Java e punës përbëhet nga 5 ditë pune dhe 2 ditë pushimi, për një balancë më të mirë jetë/punë.
- Sigurim shëndetësor për siguri dhe kujdes më të madh.
- Mundësi konkrete për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh.
Bashkohuni me Viva Fresh për të ndërtuar karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësi të shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim.
Afati i konkursit është 30.09.2026.