Viva Fresh Store kërkon të punësojë Pranues Malli në disa qytete të Kosovës
Bëhu pjesë e Viva Fresh Store në rolin e Pranuesit të Mallit dhe ndërto karrierën tënde në një ambient mbështetës, me mundësi të shkëlqyera për rritje profesionale. Këtu do të jesh personi që siguron që çdo mall të pranohet me saktësi dhe të jetë gati për raftet.
Në përditshmërinë tënde do të pranosh mallrat nga furnitorët sipas dokumentacionit, do të kontrollosh sasinë e cilësinë e produkteve, do të verifikosh datat e skadencës dhe do të organizosh mallrat në depo sipas kategorive. Do të kujdesesh gjithashtu për rendin, pastërtinë dhe respektimin e procedurave të sigurisë në magazinë. Do të punosh vetëm 5 ditë në javë, me sigurim shëndetësor dhe trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh.
Nëse je person energjik, i saktë dhe me dëshirë për zhvillim profesional, kjo është mundësia për t'u bërë pjesë e ekipit tonë.
Obligimet
- Pranimi i mallrave nga furnitorët sipas dokumentacionit përkatës (faturë, fletë-dërgesë)
- Kontrollimi i sasisë dhe cilësisë së produkteve të pranuara
- Verifikimi i datave të skadencës dhe gjendjes fizike të produkteve
- Organizimi dhe sistemimi i mallrave në depo sipas kategorive
- Respektimi i procedurave të sigurisë dhe rregullave të punës në depo
- Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirat e magazinës
Informacione shtesë
- Konkursi është i hapur në këto qytete: Prishtinë, Suharekë
- Kualifikimet: përvojë në retail / shitje me pakicë në pozitë të ngjashme; aftësi për punë ekipore dhe individuale; përkushtim dhe etikë në punë; shkollimi dhe trajnimet relevante janë përparësi; person energjik e entuziast
- Çka ofrojmë: vetëm 5 ditë pune në javë – 2 ditë pushim; sigurim shëndetësor; mundësi reale për avancim dhe zhvillim në karrierë; trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh