Mirëmbajtëse
Detyrat e punës
- Kujdeset për mbajtjen e pastërtisë në ambientet e marketit.
- Kryen pastrimin e hapësirave të punës dhe të ambienteve sanitare.
- Përdor në mënyrë të rregullt mjetet e pastrimit.
- Njofton eprorin për çdo parregullsi të vërejtur.
- Zbaton standardet e higjienës dhe rregullat e kompanisë.
Kualifikimet
- Përvoja në një pozitë të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Aftësia për të punuar si në ekip, ashtu edhe në mënyrë individuale.
- Përkushtim, përgjegjësi dhe etikë në punë.
- Vëmendje ndaj pastërtisë dhe detajeve.
- Kërkohet person energjik, i përgjegjshëm dhe me qasje pozitive ndaj punës.
Çka ofrojmë
- Sigurim shëndetësor për më shumë siguri dhe kujdes.
- Mundësi konkrete për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh.
Bashkohuni me Viva Fresh për të ndërtuar karrierën tuaj në një mjedis mbështetës, me mundësi të mira për rritje profesionale dhe zhvillim.
Afati i konkursit mbetet i hapur deri më 30.09.2026.