Arkatar/e
Viva Fresh Store shpall konkurs pune në Prishtinë për pozitën Arkatar/e.
Detyrat e punës
- Ofron pritje të mirë dhe shërbim cilësor për konsumatorët.
- Menaxhon cash-in dhe hapësirën e punës, si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e arkës.
- Mbikëqyr afatet dhe i deklaron ato te eprori në përputhje me rregulloret e brendshme.
- Merr pjesë në procesin e mbushjes së rafteve, duke zbatuar metodën FIFO dhe planogramin gjatë mbushjes.
Kualifikimet
- Përvojë në Retail / shitje me pakicë në pozita të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Duhet të ketë aftësi për të punuar si në ekip, ashtu edhe në mënyrë individuale.
- Kërkohet përkushtim dhe etikë në punë.
- Shkollimi dhe trajnimet përkatëse vlerësohen si avantazh.
- Kërkohet person energjik dhe entuziast, me qasje pozitive ndaj punës dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Çka ofrohet
- Orar me 5 ditë pune në javë dhe 2 ditë pushim, për një balancë më të mirë mes jetës dhe punës.
- Sigurim shëndetësor për më shumë siguri dhe kujdes.
- Mundësi konkrete për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh.
Afati i konkursit është i hapur deri më 30.09.2026.