Rreth pozitës
Ekipi ynë kërkon një Inxhinier/e Elektrik/e me njohuri të qëndrueshme në projektim.
Detyrat kryesore
- Krijimi dhe zhvillimi i projekteve elektrike në përputhje me direktivat dhe kërkesat.
- Hartimi në AutoCAD i planeve, bllokskemave dhe detajeve teknike.
- Shqyrtimi dhe interpretimi i planeve arkitekturore.
- Planifikimi i ndriçimit, pikave elektrike, komandimeve dhe komponentëve teknikë.
- Përfshirja e zgjidhjeve elektrike në sistemet Smart Home & Building Automation.
- Hartimi dhe përditësimi i dokumentacionit teknik për projektet.
- Bashkëpunimi me arkitektë, Project Manager dhe ekipet e implementimit.
- Krijimi i prezantimeve për propozime projektesh.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Njohuri shumë të mira të AutoCAD.
- Aftësi të mira për projektim elektrik dhe hartim të dokumentacionit teknik.
- Aftësi për leximin dhe interpretimin e planeve arkitekturore e teknike.
- Saktësi, organizim dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
- Aftësi për bashkëpunim dhe koordinim me ekipe të ndryshme teknike.
- Eksperience minimumi 3 vjecare ne projektim.
Përbën avantazh
- Njohuri të DIALux / DIALux evo.
- Përvojë në projektimin e ndriçimit.
- Njohuri ose përvojë me Smart Home dhe Building Automation.
- Përvojë në projekte rezidenciale, komerciale ose hospitality.
- Njohuri të Claude, Canva dhe mjeteve të tjera AI/digjitale.