INXHINIER/E ELEKTRIK/E NË PROJEKTIM
Kërkojmë një Inxhinier/e Elektrik/e me bazë të fortë në projektim, për t'iu bashkuar ekipit tonë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartim dhe zhvillim i projekteve elektrike sipas direktivave dhe kërkesave.
- Përgatitje planesh, bllokskemash dhe detajesh teknike në AutoCAD.
- Analizë dhe interpretim i planeve arkitekturore.
- Projektim i ndriçimit, pikave elektrike, komandimeve dhe elementëve teknikë.
- Integrim i zgjidhjeve elektrike me sistemet Smart Home & Building Automation.
- Përgatitje dhe përditësim i dokumentacionit teknik të projekteve.
- Koordinim me arkitektë, Project Manager dhe ekipet e implementimit.
- Dizajn prezantimesh projekt-propozimesh.
Kërkesat kryesore:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Njohuri shumë të mira të AutoCAD.
- Aftësi të mira në projektimin elektrik dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar plane arkitekturore dhe teknike.
- Saktësi, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar dhe koordinuar me ekipe të ndryshme teknike.
- Eksperiencë minimumi 3-vjeçare në projektim.
Përbën avantazh:
- Njohuri të DIALux / DIALux evo.
- Eksperiencë në projektimin e ndriçimit.
- Njohuri ose eksperiencë me Smart Home dhe Building Automation.
- Eksperiencë në projekte rezidenciale, komerciale ose hospitality.
- Njohuri të Claude, Canva dhe mjeteve të tjera AI/digjitale.