Përshkrimi
Koordinatorja e Shitjeve kujdeset që rrjedha e shitjes të ecë pa pengesa, duke ndërlidhur komunikimin ndërmjet klientëve dhe njësive të kompanisë, përfshirë shitjet, magazinën, financën dhe ekipet teknike.
Detyrat
Përgjegjësitë
- Menaxhon koordinimin e porosive, prej pranimit të kërkesës deri në mbylljen e tyre.
- Harton ofertat dhe përgatit dokumentet e nevojshme për procesin e shitjes.
- Monitoron progresin e porosive dhe verifikon që përmbushen brenda afatit.
- Punon me magazinën për gjendjen dhe qarkullimin e produkteve.
- Bashkërendon me financën dokumentacionin dhe procedurat që kanë të bëjnë me klientët.
- Planifikon instalimet dhe realizimin e punëve së bashku me ekipet teknike.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me klientët dhe i mbështet ata gjatë ciklit të shitjes.
- Pranon komentet dhe kërkesat e klientëve, pastaj ua dërgon departamenteve përgjegjëse.
- Koordinon me të gjitha departamentet për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me porositë.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera operative të lidhura me koordinimin e shitjeve.
Kualifikimet
- Së paku 3 vite përvojë në koordinim ose logjistikë të brendshme.
- Shkathtësi të avancuara organizative dhe në administrimin e prioriteteve.
- Komunikim shumë i mirë dhe fokus i qartë te klienti.
- Aftësi për të menaxhuar njëkohësisht disa procese.
- Njohje e Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).
- Aftësi për punë ekipore dhe për krijimin e bashkëpunimit mes departamenteve.
Aftësi Personale
- Aftësi organizative dhe kujdes i lartë për hollësitë.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi në punë.
- Zgjidhje e problemeve me qasje praktike.
- Fleksibilitet për të punuar në një ambient dinamik.
- Orientim ndaj rezultateve dhe cilësisë së shërbimit.
Përfitimet
- Paketë financiare konkurruese, e përshtatur sipas eksperiecës.
- Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përparim në karrierë, bazuar në skemat e rivlerësimit.
- Trajnime të rregullta mbi zgjidhjet e reja për automatizim, ndriçim dhe teknologji hotelerie.
- Punë me produkte cilësore dhe marka të njohura ndërkombëtare.
- Rol dinamik me komunikim të drejtpërdrejtë me klientët dhe projekte interesante.
- Mjedis profesional, bashkëpunues dhe inovativ, ku vlerësohen idetë dhe iniciativa.
- Mundësi për zgjerimin e njohurive dhe aftësive në një industri në zhvillim.