Përshkrimi
Smart Home Albania synon të zgjerojë stafin me një Specialiste Finance & Arke, e cila ka përvojë praktike në procedurat financiare dhe mund të administron me përpikëri aktivitetin e përditshëm financiar të showroom-it.
Kandidatja duhet të ketë punuar me faturim, TVSH, kosto, rakordime, arkë dhe dokumentacion financiar, si edhe të njohë lidhjen mes shitjes, faturimit, pagesës dhe regjistrimit financiar.
Ky rol ndërthur detyra financiare, administrimin e arkës dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me klientët.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyrja dhe administrimi i operacioneve të përditshme financiare të showroom-it.
- Administrimi i arkës, duke siguruar korrektësinë e arkëtimeve dhe pagesave.
- Përgatitja, verifikimi dhe menaxhimi i faturave të shitjes.
- Verifikimi dhe ndjekja e faturave të blerjeve, së bashku me dokumentacionin financiar përkatës.
- Kryerja periodike e rakordimeve për arkën, bankën, faturat dhe pagesat e klientëve.
- Monitorimi i llogarive të arkëtueshme dhe i detyrimeve, në pajtim me procedurat e kompanisë.
- Llogaritja dhe verifikimi i kostove të mallrave të importuara.
- Shqyrtimi i dokumentacionit financiar që lidhet me importin, transportin dhe doganën.
- Monitorimi i kostove të produkteve dhe i dokumenteve përkatëse.
- Zbulimi dhe raportimi i çdo diference ose pasaktësie në faturim, pagesa apo dokumentacion.
- Koordinimi me ekipet e shitjes, magazinës, blerjeve dhe projekteve për rakordimin e proceseve.
- Ofrimi i të dhënave dhe raporteve financiare për menaxhmentin, kur kërkohet.
Kërkesat profesionale
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të ngjashme.
- Të paktën 2 vite përvojë relevante në financë, kontabilitet operacional ose funksione të përafërta.
- Përvojë praktike në faturim, TVSH, kosto, rakordime dhe administrim arke.
- Njohuri të mira mbi proceset financiare dhe dokumentacionin fiskal.
- Përvojë praktike me programin financiar Financa 5.
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Excel.
- Saktësi e lartë dhe kujdes i veçantë ndaj hollësive.
- Integritet dhe përgjegjshmëri gjatë administrimit të informacionit dhe vlerave monetare.
- Aftësi të mira për organizim dhe për menaxhimin e disa proceseve njëkohësisht.
- Komunikim profesional dhe qasje e orientuar drejt klientit.
Çfarë ofrohet
- Pagë e përcaktuar sipas përvojës.
- Mjedis pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.