Përshkrimi
Ky pozicion ka për detyrë të ofrojë shërbime të kualifikuara cash dhe jo cash, në përputhje me standardet e përcaktuara nga Banka. Roli kërkon identifikimin, analizimin dhe trajtimin profesional të nevojave të klientëve, me synim shndërrimin e tyre në shitje dhe realizimin e objektivave të vendosura nga menaxherët.
Detyrat
- Të ketë njohuri të mira mbi produktet e katalogut të bankës dhe t’i përshtatë ato sipas kërkesave të klientëve.
- Të realizojë transaksione cash për të gjitha segmentet e klientëve.
- Të diskutojë dhe të pranojë aplikime për Çelje Llogarie, Paketa, Pagesa, Direct Debit, Pagesa Periodike, Çeku, Bono Thesari, Karta Debiti, RON, Depozita, Produkte Sigurimi, Plane Investimi etj, duke u siguruar që të gjitha të dhënat e marra nga klientët janë në përputhje me politikat dhe direktivat e bankës.
- Të kryejë në sistemet dhe aplikacionet e bankës veprimet jo cash, duke zbatuar të gjitha procedurat operacionale që lidhen me këtë funksion.
- Të përpunojë vlerat monetare sipas procedurave të Bankës së Shqipërisë dhe procedurave të RBAL.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Administrim, Financë, Marketing.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim.
- Aftësi shumë të mira për punë në ekip.
- Gatishmëri për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
- Aftësi të mira analitike.