Përshkrimi
Ky rol synon ofrimin e një shërbimi cilësor në përputhje me standardet dhe procedurat e Bankës, përmes identifikimit, analizimit dhe adresimit profesional të nevojave të klientëve, me fokus kthimin e tyre në shitje dhe arritjen e objektivave të përcaktuara nga menaxhmenti.
Detyrat
- Prezanton, sqaron dhe pranon kërkesat për produkte si Overdraft, Kredi Personale, Kredi me Cash Kolateral, Kredi konsumatore me hipotekë, Kredi për shtëpi, karta krediti dhe produkte të tjera, duke zbatuar standardet e shitjes në RBAL. Kujdeset që i gjithë dokumentacioni i huadhënies të plotësohet saktë dhe sipas rregullave; çdo dokument i nevojshëm duhet të jetë pjesë e dosjes së kredisë dhe të dhënat të regjistrohen në mënyrë të duhur në sistemin e kredisë së bankës.
- Përpunon në sistemet dhe aplikacionet e bankës edhe shërbime e produkte të tjera nga katalogu, si p.sh. Karta Debito dhe Digital Banking.
- Duhet të ketë njohuri të plota për të gjitha produktet që ofron banka dhe t’i përshtatë ato sipas kërkesave të klientëve.
- Mban veten të përditësuar me ndryshimet më të fundit në produktet e bankës dhe me procedurat përkatëse.
- I kushton vëmendje maksimale prioriteteve të bankës, përfshirë dixhitalizimin, multiskilling dhe nisma të tjera.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Finance, Administrim Biznesi, Marketing.
- Të paktën 3 vite përvojë pune në kredidhënie ose në sektorin financiar.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Aftësi shumë të mira për punë në ekip.
- Gatishmëri për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
- Aftësi të mira analitike.
- Dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.