Përshkrimi
Roli i pozicionit
Inxhinieri i Ndërtimit ofron mbështetje teknike përgjatë të gjitha etapave të ndërtimit, duke respektuar projektin, preventivin dhe specifikimet teknike. Qëllimi është garantimi i standardeve dhe lehtësimi i certifikimit të punimeve gjatë dorëzimit të objektit.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Shqyrton projektin dhe detajon preventivin për të mundësuar përllogaritjen paraprake të kostos së objektit.
- Administron devijimet në projekt, përgatit dhe koordinon grafikun e punimeve, si edhe monitoron zbatimin e tij.
- Verifikon çdo fazë të realizimit të punimeve sipas standardeve të kompanisë dhe KTZ.
- Harton librezat e masave dhe situacionet e pjesshme për proceset e punës.
- Menaxhon materialet e kompanisë, personelin ndihmës të kantierit dhe aspektet teknike të kontratave të sipërmarrjes, përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet dhe planet e projektit.
- Përpilon specifikimet dhe metodologjinë për secilin proces pune, si pjesë e kontratave të sipërmarrjes.
- Bashkëpunon me strukturat përkatëse për përcaktimin dhe analizën e kostove të projektit.
- Përgatit në mënyrë të rregullt të gjithë dokumentacionin e projektit.
- Garanton që cilësia e punimeve përmbush standardet përkatëse, përmes mbikëqyrjes dhe kontrollit të progresit në të gjitha kantieret.
- Harton raporte periodike mbi ecurinë e projekteve.
- Përgatit grafikun e hollësishëm të punimeve në bashkëpunim me menaxherin e Projektit.
- Harton situacionin mujor dhe progresiv të objektit, duke monitoruar kostot, zhvillimin e punimeve në kantier dhe përputhjen e tyre me preventivin.
- Kryen kërkime tregu për Furnitorë dhe Kontraktorë, negocion dhe lidh kontrata për punimet.
- Ndjek procedurat që lidhen me industrinë e ndërtimit pranë institucioneve përkatëse.
Kualifikimet
Kërkesat dhe kualifikimet
- Kërkohet diplomë universitare dhe pasuniversitare në Inxhinieri Ndërtimi, si edhe minimumi 5 vjet përvojë pune në sektorin e ndërtimit.
- Njohuri të Paketës MS Office, MS Project dhe Autocad.
- Njohja e gjuhëve të huaja, anglisht ose italisht.
- Pjesëmarrja në kurse ose trajnime profesionale konsiderohet avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera për kontroll, mbikëqyrje, raportim menaxherial dhe menaxhim të performancës.