Përshkrimi
Raporton te: Drejtuesi i PR dhe Marrëdhënieve Institucionale
Vendndodhja: Zyrat Qendrore OBC
Përmbledhja e pozicionit
Specialisti i Marrëdhënieve Institucionale dhe Çështjeve Rregullatore merret me administrimin, koordinimin dhe ndjekjen e proceseve të kompanisë pranë institucioneve publike dhe autoriteteve kompetente.
Roli mbulon të gjithë ciklin e procedurave, duke nisur nga përgatitja e depozitimi i dokumenteve deri te marrja e përgjigjes përfundimtare, si edhe koordinimin me Departamentin Ligjor dhe njësitë e tjera të kompanisë.
Pozicioni kërkon disiplinë të lartë administrative, mendim analitik, ndjeshmëri juridike, komunikim të fortë dhe aftësi të jashtëzakonshme për ndjekjen e çështjeve deri në fund.
Detyrat
- Harton, administron dhe ndjek aplikime, kërkesa, leje, autorizime dhe procese të tjera pranë institucioneve.
- Mban një regjistër të plotë të procedurave institucionale dhe përditëson vazhdimisht gjendjen e tyre.
- Monitoron afatet, duke garantuar që secila procedurë të trajtohet me kohë dhe në përputhje me kërkesat përkatëse.
- Bashkëvepron me institucionet publike dhe i ndjek çështjet deri në mbylljen e tyre.
- Konstaton dokumentet që mungojnë dhe bashkërendon plotësimin e tyre me strukturat përgjegjëse.
- Punon ngushtë me Zyrën Ligjore për rastet që kanë nevojë për vlerësim ose mbështetje juridike.
- Koordinon me departamentet e tjera mbledhjen dhe përgatitjen e dokumenteve të nevojshme.
- Regjistron çështjet problematike, vonesat dhe rreziqet procedurale, duke i raportuar në kohën e duhur.
- Harton raporte periodike për progresin e procedurave institucionale dhe çështjet që mbeten në proces.
- Garanton administrimin dhe arkivimin e dokumenteve, si edhe të historikut të komunikimeve institucionale.
Kualifikimet
- Diplomë universitare, me preferencë në Drejtësi, Administrim Publik, Shkenca Politike, Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme.
- Përvojë profesionale 2–4 vjet në marrëdhënie institucionale, procedura administrative, drejtësi, çështje rregullatore, administratë publike apo fusha të përafërta.
- Njohje e mirë e legjislacionit dhe e procedurave administrative në Republikën e Shqipërisë.
- Aftësi shumë të mira në organizim dhe administrim.
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të administruar disa procedura paralelisht dhe për të përmbushur afatet e përcaktuara.
- Aftësi të mira për hartimin e raporteve dhe menaxhimin e dokumentacionit.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, sidomos Word dhe Excel.
- Integritet, korrektësi, konfidencialitet dhe nivel i lartë përgjegjshmërie profesionale.
- Përbën avantazh formimi dhe përvoja juridike në administrimin e lejeve, licencave ose përvoja në procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Aftësitë e kërkuara
- Përgjegjshmëri dhe angazhim në ndjekjen e detyrave.
- Kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Aftësi për të çuar një çështje deri në përfundim.
- Aftësi për të dalluar problematikat në kohë dhe për t'i trajtuar ato.
- Aftësi për bashkëpunim mes strukturave të ndryshme të kompanisë.
- Gjykim i shëndoshë profesional dhe respektim i rregullave të konfidencialitetit.
- Aftësi për punë të pavarur dhe për raportim të qartë e të strukturuar.
Dokumentet e kërkuara
Vetëm kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit do të kontaktohen.