Neptun Kosova shpk është pjesë e BALFIN Group dhe operon në tregtimin e pajisjeve elektroshtepiake.
Koordinator/e e marketingut për brendet
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Administratë, Prishtinë.
Si duket puna në ekipin tonë
- Kontribuon në përpilimin e planit dhe strategjisë së marketingut në përputhje me kalendarin e aktiviteteve të brendeve, si edhe mban të përditësuar planin vjetor, mujor dhe javor.
- Ndihmon në krijimin dhe zbatimin e fushatave të marketingut për brendet.
- Mbikëqyr përdorimin e buxhetit të marketingut për këto fushata, ndjek realizimin praktik të aktiviteteve të miratuara dhe përgatit raportime mbi rezultatet e veprimeve promocionale.
- Harton raporte të marketingut duke mbledhur të dhëna nga shitjet për fushatat e brendeve, me synim analizimin e performancës dhe propozimin e përmirësimeve në rezultate.
- Sugjeron aktivitete të ndryshme për brendet për të rritur shitjet dhe njohjen e markës.
- Analizon veprimet e konkurrencës dhe evidenton ndryshimet në treg, kanalet që përdoren dhe prirjet e tyre të zhvillimit nga këndvështrimi i marketingut.
- Kujdeset që të gjitha nismat e marketingut të kontribuojnë në arritjen e objektivave afatshkurtra dhe afatgjata të kompanisë, duke identifikuar dhe zbatuar përmirësime në procese dhe në përmbajtjen e aktiviteteve.
- Qëndron i informuar për zhvillimet e tregut dhe praktikat më të mira të marketingut në industri.
- Punon ngushtë me ekipet e marketingut dhe shitjes për përmbushjen e objektivave dhe monitorimin e ecurisë së fushatave.
- Mbështet objektivat e kompanisë duke marrë përsipër kërkesa të reja e të ndryshme, duke asistuar kolegët e ekipit dhe duke koordinuar projekte e aktivitete sipas nevojës.
Kualifikimet
- Fakulteti Ekonomik, drejtimi Marketing.
- Së paku 3 vite përvojë në Marketing dhe në menaxhimin e produkteve.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Aftësi personale
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në menaxhimin e kohës.
- Shkathtësi të larta në shkrim dhe redaktim.
- Qasje kreative dhe aftësi të theksuara analitike.
- Saktësi, mendësi analitike dhe vetorganizim.
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh atraktive, ku përfshihet një pagë e drejtë e mbështetur në meritë dhe në vlerësimin e performancës.
Rreth BALFIN Group
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, renditet ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi është i shtrirë në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës gjithsej. Veprimtaria e tij përfshin zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, shitjen me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë dhe logjistikën, ndër të tjera. BALFIN Group vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, sjelljes së ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.