Këshilltar/e i/e Shitjes
Lokacioni: Gjilan
Detyrat kryesore
- Të komunikoni me klientët dhe t’u ofroni shërbim në përputhje me standardet e kompanisë.
- Të kujdeseni për mirëmbajtjen, organizimin dhe vendosjen e produkteve në sektorin që mbuloni.
- T’i ndiqni dhe t’i zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin përkatës.
- Të trajtoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standardeve të kompanisë.
- Të organizoni dhe të propozoni porositë për produktet që janë nën përgjegjësinë tuaj.
Kualifikimet
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Qasje të orientuar nga klienti dhe përkushtim ndaj shërbimit cilësor.
- Aftësi për të bashkëpunuar dhe punuar në ekip.
Ne ofrojmë një mjedis pune motivues dhe mundësi për zhvillim në karrierë.