Neptun Kosova sh.p.k., pjesë e BALFIN Group, i cili renditet ndër grupet më të mëdha të investimeve në rajon dhe operon në tregtimin e pajisjeve elektro-shtëpiake, ka hapur konkurs për pozitën Asistente Ekzekutive.
Departamenti: Administratë
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Organizon kalendarin dhe agjendën e menaxhmentit, si dhe bashkërendon takimet, udhëtimet zyrtare dhe aktivitetet e përditshme.
- Harton raporte, analiza, prezantime, procesverbale dhe dokumente të tjera sipas kërkesave të menaxhmentit.
- Bashkërendon komunikimin ndërmjet departamenteve dhe përcjell realizimin e aktiviteteve, me qëllim respektimin e afateve.
- Menaxhon dhe mban të sistemuar dokumentacionin zyrtar, duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit dhe organizimin efikas të informacionit.
- Ofron mbështetje në proceset e planifikimit, raportimit dhe koordinimit të projekteve të ndryshme.
- Kryen edhe detyra të tjera administrative dhe operative, në përputhje me nevojat e pozitës.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Menaxhim ose në një fushë të përafërt.
- Së paku 2 vite përvojë pune në një rol të ngjashëm.
- Përvojë në Power BI, me theks te analiza dhe vizualizimi i të dhënave.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, në veçanti Excel, PowerPoint dhe Outlook.
Aftësitë personale:
- Shkathtësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe koordinuese.
- Aftësi analitike dhe kujdes i shtuar ndaj detajeve.
- Integritet profesional dhe diskrecion gjatë trajtimit të informacionit konfidencial.