LEA Business Consulting po kërkon një Business Development & Sales Specialist, me iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt rezultateve, për të kontribuar në zgjerimin e portofolit të klientëve dhe zhvillimin e marrëdhënieve të reja të biznesit.
Kandidati/ja ideal/e do të jetë përgjegjës/e për identifikimin e kompanive potenciale, kontaktimin e tyre, promovimin e shërbimeve të konsulencës, përgatitjen e ofertave tregtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Përgjegjësitë kryesore
- Identifikimi dhe kërkimi i kompanive potenciale (B2B) në sektorë të ndryshëm të tregut.
- Krijimi, organizimi dhe përditësimi i databazës së klientëve potencialë dhe personave vendimmarrës.
- Kontaktimi i kompanive përmes email-it, telefonit, LinkedIn dhe kanaleve të tjera profesionale.
- Planifikimi dhe realizimi i fushatave të email marketing-ut për promovimin e shërbimeve të LEA Business Consulting.
- Prezantimi i portofolit të shërbimeve të kompanisë, duke përfshirë konsulencën në burime njerëzore, rekrutimin, payroll, konsulencën ligjore dhe financiare.
- Përgatitja, dërgimi dhe ndjekja e ofertave në përputhje me nevojat e klientëve.
- Organizimi i takimeve me klientët potencialë dhe mbështetja e procesit të negocimit.
- Ndjekja e kontakteve dhe kthimi i mundësive të biznesit në bashkëpunime konkrete.
- Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për zhvillimin e biznesit.
- Regjistrimi dhe përditësimi i komunikimeve, aktiviteteve dhe mundësive të shitjes në CRM ose në sistemet përkatëse të ndjekjes.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi kontaktet e realizuara, ofertat e dërguara dhe rezultatet e shitjeve.
Kërkesat për pozicionin
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B, zhvillim biznesi, gjenerim klientësh potencialë ose pozicione të ngjashme përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Aftësi për hartimin e email-eve profesionale dhe përgatitjen e ofertave tregtare.
- Njohuri në përdorimin e mjeteve të email marketing-ut, LinkedIn, sistemeve CRM dhe Microsoft Office ose Google Workspace.
- Aftësi të mira organizative, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.
Çfarë ofrojmë?
- Mundësinë për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin e një kompanie konsulence.
- Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe zgjerim të aftësive në fushën e shitjeve dhe zhvillimit të biznesit.
- Objektiva të qarta pune dhe mundësi rritjeje në përputhje me zhvillimin e kompanisë.
- Orari i punës 09:00-13:00