Përshkrimi
Kresha Prod sh.p.k është një kompani që merret me prodhimin dhe tregtimin e kafesë, duke vepruar me përvojë dhe përkushtim që prej vitit 2005.
Aktualisht, kompania kërkon një Teknik Ekspresi që do të jetë përgjegjës për servisimin dhe rregullimin e pajisjeve të kafesë, me synim që ato të funksionojnë siç duhet dhe klientëve t’u ofrohet një shërbim cilësor.
Detyrat
- Kryen mirëmbajtjen dhe riparimin e ekspresëve të kafesë, mullinjve dhe pajisjeve të akullit të markave që përdor kompania.
- Kontrollon makineritë për të siguruar punë të qëndrueshme dhe efikasitet në funksionim e prodhim.
- Shkon në lokacionet e klientëve për instalim, servis, mirëmbajtje dhe riparim të ekspresëve, sa herë që paraqitet nevoja.
- Sigurohet që elementet e sigurisë së makinerive të jenë në gjendje pune përpara përdorimit.
- I përdor pajisjet dhe makineritë në mënyrë të sigurt, duke mbrojtur veten dhe personat e tjerë përreth.
- Kujdeset që produktet e përgatitura nëpërmjet makinerive të ruajnë standard të lartë cilësie.
Kualifikimet
- Të ketë të përfunduar arsimin e mesëm.
- Të zotërojë njohuri mbi teknikat e ekspresit të kafesë.
- Të ketë së paku 1 vitë përvojë të mëhershme në rolin e Teknikut të Ekspresit.
- Të ketë aftësi për organizimin e detyrave, menaxhimin e kohës dhe përcaktimin e prioriteteve.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur, por edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Të posedojë leje qarkullimi të kategorisë B.
- Të tregojë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.