Përshkrimi
Kresha Prod sh.p.k është një kompani që merret me prodhimin dhe tregtimin e kafesë, duke vepruar me përvojë dhe përkushtim që prej vitit 2005.
Kompania po kërkon një Menaxher/e HoReCa për zonën e Tiranës, i/e cili/a do të mbajë përgjegjësi për zgjerimin e bazës së klientëve, fuqizimin e bashkëpunimit me partnerët aktualë dhe realizimin e objektivave mujore në shitje.
Detyrat
- Udhëheq dhe zhvillon veprimtarinë e shitjeve në rajon, si në HORECA ashtu edhe në Retail.
- Harton dhe zbaton plane konkrete që synojnë rritjen e volumit të shitjeve dhe zgjerimin e pranisë në treg.
- Menaxhon dhe udhëzon ekipin që operon në terren, përfshirë agjentët e shitjes dhe tregtarët.
- Përcakton objektiva mujore dhe monitoron përmbushjen e tyre përmes KPI-ve të mirëpërcaktuara.
- Gjen dhe zhvillon klientë të rinj me potencial të lartë, përfshirë segmentet premium dhe strategjike.
- Kujdeset për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Vlerëson ecurinë e tregut dhe sugjeron masa konkrete për përmirësim.
- Drejton procesin e negocimit për kontrata dhe marrëveshje tregtare.
- Bashkërendon aktivitetet me departamente të tjera, si financa, logjistika dhe marketingu.
- Ndjek lëvizjet e konkurrencës dhe përshtat qasjen sipas zhvillimeve të tregut.
Detyra Operacionale
- Planifikon itineraret dhe organizon mbulimin e territorit.
- Mbikëqyr performancën e agjentëve që punojnë në terren.
- Përgatit raportime të rregullta në baza ditore, javore dhe mujore.
- Ndjek gjendjen e stokut dhe rotacionin te klientët.
- Zgjidh problematikat që shfaqen në terren në kohë reale.
Kualifikimet
Aftësitë dhe Kompetencat
- Zotëron aftësi shumë të mira në shitje dhe në negocim.
- Ka mendësi strategjike dhe fokus të qartë te rezultatet.
- Është i/e aftë të ndërtojë dhe të menaxhojë ekipe.
- Ka komunikim të fortë dhe ndikon në procesin e vendimmarrjes së klientit.
- Posedon aftësi analitike për të kuptuar numrat, marzhet dhe performancën.
- Njohja e tregut HORECA dhe/ose FMCG përbën një avantazh të rëndësishëm.
- Ka aftësi të punojë nën presion dhe në funksion të objektivave.
- Tregon qasje proaktive dhe orientohet drejt zgjidhjeve, jo justifikimeve.
- Ka përvojë të mëparshme në një rol menaxherial në shitje.
- Eksperienca në HORECA / Retail / FMCG konsiderohet e preferueshme.
- Duhet të ketë leje drejtimi.
- Kërkohen njohuri bazë të paketës Office.