Përshkrimi
Kresha Prod sh.p.k është një kompani që merret me prodhimin dhe tregtimin e kafesë, me përvojë dhe përkushtim në këtë fushë që prej vitit 2005.
Kompania po kërkon një Tekniku Ekspresi, i cili do të jetë përgjegjës për servisimin dhe riparimin e pajisjeve të kafesë, me synim që ato të funksionojnë në mënyrë sa më të mirë dhe klientët të marrin shërbim cilësor.
Detyrat
- Kryen mirëmbajtjen dhe riparimin e ekspresëve të kafesë, mullinjve dhe pajisjeve të akullit të markave që përdor kompania.
- Kontrollon makineritë për t’u siguruar që ato punojnë siç duhet dhe japin rezultat efikas në prodhim.
- Shkon në ambientet e klientëve për instalim, servis, mirëmbajtje dhe riparim të ekspresëve, sa herë që kjo kërkohet.
- Sigurohet përpara përdorimit që elementet e sigurisë në makineri janë në gjendje funksionale.
- Përdor pajisjet dhe makineritë duke respektuar standardet e sigurisë për veten dhe për personat e tjerë.
- Kujdeset që cilësia e produkteve të dala nga makineritë të mbetet në nivel të lartë.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të zotërojë njohuri mbi teknikat e ekspresit të kafesë.
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë të mëparshme në rolin e Teknik Ekspresi.
- Të ketë aftësi në organizimin e punës, menaxhimin e kohës dhe vendosjen e prioriteteve.
- Të jetë në gjendje të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Të disponojë leje qarkullimi të kategorisë B.
- Të tregojë përkushtim të lartë gjatë gjithë orarit të punës.