Finance, Banke & KontabilitetTiranë4 ditë më parëFull Time
Përmbledhja
Në kuadër të zgjerimit të ekipit, ECFA Sh.a. kërkon një profesionist me përvojë, integritet dhe vizion, i cili do të ketë një funksion thelbësor në administrimin e riskut operacional, përputhshmërisë dhe kontrollit të brendshëm.
Kjo mundësi u drejtohet profesionistëve me përvojë bankare ose mikrofinanciare, mendim analitik dhe motivim për të zhvilluar procese më të sigurta, më efikase dhe të përqendruara te klienti.
Mbi institucionin
Si institucion financiar mikrokredie, ECFA ofron një mënyrë moderne të kreditimit konsumator pa kolateral, ku shërbimi i shpejtë dhe procedurat e përshtatshme të huamarrjes ndërthuren me kujdesin për sigurinë dhe komoditetin e klientit.
Përgjegjësia e këtij roli shkon përtej kontrollit të riskut.
Pozicioni ofron mundësinë për të ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e proceseve, kontrolleve dhe standardeve të një institucioni financiar që po zhvillohet.
Institucioni dëshiron të njohë profesionistë që motivohen nga një mjedis dinamik, ku menaxhimi i riskut, përputhshmëria, teknologjia dhe përmirësimi i proceseve bashkëveprojnë për të ngritur një biznes të qëndrueshëm.
Përgjegjësitë
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të rolit
Administrimi i riskut operacional dhe i përputhshmërisë: Ndjek dhe vlerëson risqet e kontrollet, si dhe përgatit raportime për to dhe për respektimin e politikave, procedurave e kërkesave ligjore dhe rregullatore.
Përmirësimi i kontrolleve dhe proceseve: Zbulon problemet dhe burimet e tyre themelore, propozon veprime korrigjuese dhe drejton nisma që rrisin efikasitetin, përmirësojnë proceset dhe mundësojnë automatizimin e tyre.
PPP/FT, parandalimi i mashtrimit dhe mbrojtja e klientit: Administron kuadrin e PPP/FT dhe ndjek klientët e transaksionet me risk, duke kontribuar në parandalimin e mashtrimit dhe duke garantuar përputhshmërinë e transparencën në raport me klientin.
Raportimi dhe bashkëpunimi me palët e interesuara: Bashkërendon punën me strukturat brenda institucionit, autoritetet rregullatore dhe palët e treta; trajton gjithashtu ankesat dhe çështjet e riskut e të përputhshmërisë.
Kualifikimet e nevojshme
Kriteret kryesore
Profesionisti i kërkuar duhet të ndërthurë njohuritë teknike me gjykim të shëndoshë profesional dhe integritet.
Arsim universitar, mundësisht Master, dhe 4–5 vite përvojë në sektorin bankar ose mikrofinanciar, nga të cilat të paktën 2 vite në një funksion menaxherial.
Zotërim i avancuar i fushës së riskut, përputhshmërisë, kuadrit rregullator dhe sektorit mikrofinanciar në Shqipëri.
Kapacitete të zhvilluara për analizë, vendimmarrje dhe zgjidhje problemesh, të shoqëruara me fokus te rezultatet dhe kujdes të veçantë për detajet.
Aftësi drejtuese, integritet dhe komunikim i shkëlqyer, së bashku me zotësinë për të përballuar presionin dhe për të administruar përparësitë e afatet.
Dokumentet e kërkuara
Jetëshkrim (CV).