Klimateknika Group është në kërkim të një Eksperti Fiskal me eksperiencë, për t'iu bashkuar ekipit tonë dhe për të mbështetur kompaninë në çështjet e lidhura me legjislacionin fiskal, deklarimet tatimore dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore në fuqi.
Përgjegjësitë kryesore:
- Këshillim mbi çështjet fiskale dhe tatimore
- Monitorim dhe interpretim i ndryshimeve në legjislacionin fiskal
- Kontroll i deklarimeve tatimore dhe detyrimeve ndaj administratës tatimore
- Analizë e TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat dhe detyrimeve të tjera fiskale
- Mbështetje në kontrolle dhe procedura pranë administratës tatimore
- Identifikim i risqeve fiskale dhe propozim i masave parandaluese
- Përgatitje e raporteve dhe analizave fiskale për drejtimin e kompanisë
- Bashkëpunim me departamentin e financës dhe kontabilitetit
Kërkesat për pozicionin:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë profesionale në fushën fiskale/tatimore
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor shqiptar
- Njohuri të mira të procedurave të fiskalizimit dhe raportimit tatimor
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh
Ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi profesional
- Paketë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet