Klimateknika Group kërkon të zgjerojë ekipin me një Specialist/e Blerje, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e procesit të blerjeve, marrëdhëniet me furnitorët dhe sigurimin e materialeve dhe pajisjeve në kohë, me cilësi dhe kosto optimale.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Identifikimi dhe përzgjedhja e furnitorëve vendas dhe të huaj për pajisje, materiale dhe komponentë teknikë;
- Kërkimi dhe marrja e ofertave nga furnitorët, krahasimi i tyre dhe përgatitja e analizave të kostove;
- Negocimi me furnitorët për çmimet, kushtet e pagesës, afatet dhe kushtet e furnizimit;
- Përgatitja dhe ndjekja e porosive të blerjes, nga momenti i kërkesës deri në marrjen e mallit;
- Ndjekja e afateve të furnizimit dhe koordinimi me furnitorët për të garantuar mbërritjen në kohë të materialeve;
- Koordinimi me magazinën, departamentin teknik dhe departamentet e tjera për identifikimin e nevojave për blerje;
- Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve, faturave, ofertave, porosive dhe dokumenteve shoqëruese;
- Ndjekja e dokumentacionit të importit dhe koordinimi me palët përkatëse për procesin e zhdoganimit;
- Monitorimi i niveleve të stokut dhe planifikimi i blerjeve në bazë të nevojave të kompanisë;
- Krijimi dhe mirëmbajtja e një baze të dhënash me furnitorët, çmimet dhe kushtet e bashkëpunimit;
- Vlerësimi dhe monitorimi periodik i performancës së furnitorëve;
- Ndjekja e pagesave dhe rakordimi i dokumentacionit me departamentin financiar;
- Përgatitja e raporteve periodike mbi blerjet, kostot, furnitorët dhe porositë;
- Propozimi i alternativave për optimizimin e kostove dhe përmirësimin e procesit të blerjeve.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë Bachelor/Master në Inxhinieri, Ekonomi, Menaxhim, Logjistikë ose fusha të ngjashme;
- Të paktën 2 vite eksperiencë në blerje, prokurim, furnizim ose një pozicion të ngjashëm;
- Njohuri të mira mbi procesin e blerjeve dhe menaxhimin e furnitorëve;
- Eksperienca në blerje të pajisjeve/materialeve teknike ose në sektorin HVAC do të përbëjë avantazh;
- Aftësi shumë të mira negociimi dhe komunikimi me furnitorë vendas dhe të huaj;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, veçanërisht në komunikimin profesional me furnitorët;
- Aftësi shumë të mira analitike dhe përllogaritëse, veçanërisht në analizën e ofertave dhe kostove;
- Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel;
- Eksperienca me programe ERP për menaxhimin e blerjeve dhe stokut, veçanërisht Odoo, përbën avantazh;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës;
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur disa procese njëkohësisht;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Çfarë ofrohet:
- Ambient komod dhe dinamik pune;
- Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë;
- Mundësi zhvillimi profesional dhe promovimi;
- Mundësi për të punuar në një kompani në zhvillim dhe në një sektor teknik të specializuar.
Nëse mendoni se profili juaj përputhet me pozicionin, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj