Përshkrimi
Klimateknika TB2 sh.p.k është një kompani udhëheqëse në tregun e sistemeve HVAC. Ajo projekton, zbaton dhe mirëmban sisteme ngrohjeje, ventilimi, kondicionimi dhe sisteme termale solare për përdorime civile e industriale, në përputhje me standardet shqiptare dhe europiane të efikasitetit energjetik. Me teknologji të avancuar dhe staf teknikësh e inxhinierësh të kualifikuar me përvojë, Klimateknika ofron shërbime si në tregun shqiptar ashtu edhe më gjerë.
Kompania kërkon të angazhojë një Specialist /e Blerje HVAC (Profil inxhinierik ).
Detyrat
- Gjetja dhe përzgjedhja e furnitorëve vendas e ndërkombëtarë për pajisje, materiale dhe pjesë teknike.
- Kërkimi i ofertave nga furnitorët, vlerësimi krahasues i tyre dhe hartimi i analizave të kostos.
- Diskutimi me furnitorët për çmimet, mënyrat e pagesës, afatet dhe kushtet e furnizimit.
- Hartimi dhe ndjekja e porosive të blerjes, nga kërkesa fillestare deri në pranimin e mallit.
- Mbikëqyrja e afateve të furnizimit dhe bashkërendimi me furnitorët për sigurimin e mbërritjes së materialeve në kohë.
- Bashkëpunimi me magazinën, departamentin teknik dhe njësitë e tjera për përcaktimin e nevojave të blerjes.
- Verifikimi i dokumenteve të blerjes, duke përfshirë faturat, ofertat, porositë dhe dokumentacionin shoqërues.
- Ndjekja e dokumentacionit të importit dhe koordinimi me palët përkatëse gjatë procedurës së zhdoganimit.
- Kontrolli i gjendjes së stokut dhe organizimi i blerjeve sipas nevojave të kompanisë.
- Ndërtimi dhe përditësimi i bazës së të dhënave për furnitorët, çmimet dhe kushtet e bashkëpunimit.
- Vlerësimi dhe mbikëqyrja e rregullt e performancës së furnitorëve.
- Monitorimi i pagesave dhe rakordimi i dokumentacionit me departamentin financiar.
- Hartimi i raporteve periodike për blerjet, shpenzimet, furnitorët dhe porositë.
- Sugjerimi i zgjidhjeve alternative për uljen e kostove dhe përmirësimin e procedurave të blerjes.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor/Master në Inxhinieri, Ekonomi, Menaxhim, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në blerje, prokurim, furnizim apo një rol të përafërt.
- Njohje e mirë e procedurave të blerjes dhe administrimit të furnitorëve.
- Përvoja në blerjen e pajisjeve/materialeve teknike ose në sektorin HVAC konsiderohet avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera për negociim dhe komunikim me furnitorë vendas e të huaj.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, sidomos për komunikim profesional me furnitorët.
- Aftësi të forta analitike dhe llogaritëse, veçanërisht për analizimin e ofertave dhe kostove.
- Përdorim i avancuar i Microsoft Office, në veçanti Excel.
- Përvoja me programe ERP për administrimin e blerjeve dhe stokut, veçanërisht Odoo, është avantazh.
- Aftësi të mira organizimi dhe menaxhim efikas i kohës.
- Kujdes i lartë ndaj hollësive dhe aftësi për të menaxhuar disa procese paralelisht.
- Aftësi për punë të pavarur, si edhe në ekip.
Adresa e kompanisë është te Rrethrrotullimi i TEG-ut.