Klimateknika Group kërkon të punësojë:
Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh HVAC
📍 Vendndodhja: Pranë Rrethrrotullimit të TEG-ut, Tiranë
🕘 Orari: Me kohë të plotë
Rreth Klimateknika Group
Klimateknika TB2 sh.p.k. është një nga kompanitë lider në tregun shqiptar në fushën e sistemeve HVAC, e specializuar në projektimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemeve solare termale për aplikime civile dhe industriale.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kërkojmë një Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh HVAC, me eksperiencë në administrimin dhe koordinimin e proceseve teknike dhe operacionale.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Hapja, përpunimi dhe administrimi i ofertave për klientët ekzistues dhe të rinj.
- Regjistrimi dhe administrimi në sistemin ERP i ofertave për sistemet Split dhe Multi Split.
- Regjistrimi i porosive dhe preventivëve për projekte VRF, Chiller dhe sisteme të tjera HVAC, duke përfshirë pajisje, tubacione, rakorderi, materiale ndihmëse dhe komponentë të tjerë.
- Përditësimi i të dhënave dhe materialeve të projekteve sipas kërkesave të ekipit teknik, duke garantuar saktësinë e kostove dhe dokumentimin e ndryshimeve.
- Koordinimi me departamentet përkatëse për nevojat e materialeve, disponueshmërinë dhe furnizimin në kohë të projekteve.
- Përgatitja e preventivëve për mirëmbajtje, furnizim, furnizim-vendosje, pjesë këmbimi dhe pajisje.
- Finalizimi i ofertave, gjenerimi i dokumentacionit dhe komunikimi me klientët gjatë procesit të prezantimit dhe konfirmimit të ofertës.
- Koordinimi i procedurave për lëshimin e materialeve nga magazina.
- Përgatitja e analizave Pivot, përpunimi i të dhënave dhe hartimi i raporteve periodike.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Mekatronike, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë pune në administrim projektesh, shitje teknike, logjistikë ose menaxhim porosish; eksperienca në sektorin HVAC ose industri teknike përbën avantazh.
- Eksperiencë në përdorimin e sistemeve ERP; njohja e Odoo përbën avantazh.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Excel, përfshirë analiza dhe raportim.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Preferohet mosha mbi 25 vjeç.
Aftësitë që vlerësojmë:
- Organizim dhe menaxhim shumë i mirë i kohës.
- Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe detyra njëkohësisht.
- Bashkëpunim efektiv me departamente dhe ekipe të ndryshme.
- Aftësi të mira komunikimi me klientë, furnitorë dhe ekipe teknike.