Përshkrimi
Kid Zone shpk është një kompani e njohur e shitjes me pakicë, aktive në Shqipëri që nga viti 2011 dhe pjesë e BALFIN Group. Ajo ofron mbi 30,000 produkte dhe është shndërruar në një markë të konsoliduar për nevojat e të gjitha grupmoshave. Me 29 dyqane në rajon, duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO dallohet për cilësinë evropiane të produkteve, gamën e larmishme dhe çmimet konkurruese.
Balkan Finance Investment Group (BALFIN) renditet ndër grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. BALFIN Group është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me rreth 5,000 të punësuar. Veprimtaria e grupit shtrihet në pasuri të paluajtshme, tregti me shumicë e pakicë, bankë, menaxhim asetesh, media, arsim dhe logjistikë. Përmes rritjes së vazhdueshme, BALFIN Group mbështet komunitetet me zhvillim ekonomik, vende pune, inovacion dhe investime sociale.
Përmbledhja e rolit:
Menaxheri i Dyqanit udhëheq dhe bashkërendon të gjitha proceset operacionale dhe vendimet në dyqan. Pozita garanton respektimin e standardeve të kompanisë, përmirësimin e shitjeve dhe performancës së dyqanit, zhvillimin profesional të ekipit dhe forcimin e pranisë së markës te klientët përmes një shërbimi cilësor që tejkalon pritshmëritë e tyre.
Roli ndjek vazhdimisht veprimtarinë e çdo departamenti të dyqanit, përfshirë kasat, magazinën dhe sallën e shitjes.
Detyrat
- Arrin objektivat e shitjeve duke administruar me efektivitet operacionet, shërbimin për klientët dhe paraqitjen e produkteve.
- Drejton aktivitetin e përditshëm të dyqanit, koordinon stafin dhe kujdeset për zbatimin e standardeve dhe procedurave të kompanisë.
- Verifikon stokun në sallën e shitjes dhe magazinë, përcjell qarkullimin e mallrave dhe bën porosi për të siguruar disponueshmëri optimale të produkteve.
- Planifikon oraret, trajnon punonjësit, ofron feedback dhe nxit zhvillimin e tyre profesional për rritjen e performancës së ekipit.
- Mbikëqyr proceset e arkës, saktësinë e transaksioneve dhe përmbushjen e standardeve financiare e të sigurisë.
- Kujdeset për vendosjen e duhur të produkteve, zbatimin e politikave të merchandising dhe korrektësinë e çmimeve.
- Garantin një eksperiencë të kënaqshme për klientët dhe trajton ankesat ose çështjet problematike.
- Vëzhgon konkurrencën, harton raporte dhe merr pjesë në vendime që synojnë përmirësimin e rezultatit të dyqanit.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Diplomë e arsimit të lartë.
- Minimumi dy vite eksperiencë në menaxhim; përvoja në Retail konsiderohet përparësi.
- Njohje e gjuhës angleze dhe/ose e gjuhëve të tjera të huaja.
- Njohuri të avancuara në paketën Microsoft Office.
Aftësi shtesë:
- Aftësi për të punuar me presion dhe për të përmbushur afatet.
- Kompetenca shumë të mira në organizim dhe menaxhim.
- Fokus në cilësi dhe performancë.
- Integritet i lartë, si edhe zbatim i rreptë i rregullave dhe standardeve.
- Aftësi për monitorim dhe motivim.
- Zotësi për përdorimin me efikasitet të mjeteve të punës.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Aftësi për menaxhimin e situatave të ndryshme.
- Aftësi për të ofruar vazhdimisht shërbim efikas për klientët.