Përshkrimi
Kid Zone shpk është një kompani e mirënjohur e shitjes me pakicë, e pranishme në Shqipëri që prej vitit 2011 dhe pjesë e Grupit BALFIN. Ajo ofron mbi 30,000 produkte për nevojat e grupeve të ndryshme demografike. JUMBO numëron 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, dhe njihet për artikuj me cilësi evropiane, shumëllojshmëri produktesh dhe çmime konkurruese.
Balkan Finance Investment Group, ose BALFIN Group, renditet ndër grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me rreth 5,000 të punësuar. Veprimtaria e BALFIN Group shtrihet në pasuri të paluajtshme, tregti me shumicë dhe pakicë, bankë, menaxhim asetesh, media, arsim dhe logjistikë. Grupi vazhdon rritjen e qëndrueshme dhe kontribuon pozitivisht në komunitete përmes zhvillimit ekonomik, vendeve të punës, inovacionit dhe investimeve sociale.
Pozicioni i punës: Deputy Store Manager
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: Korçë
PËRSHKRIMI I POZICIONIT:
Zv. Menaxheri i Dyqanit udhëheq dhe koordinon proceset operacionale të dyqanit, si edhe merr vendime për funksionimin e tij. Roli siguron zbatimin e saktë të standardeve të kompanisë, përmirësimin e shitjeve dhe rendimentit të njësisë, zhvillimin profesional të ekipit dhe paraqitjen e markës para klientëve përmes shërbimit cilësor që tejkalon pritshmëritë e tyre. Gjithashtu, mbikëqyr vazhdimisht punën e departamenteve të dyqanit, duke përfshirë kasat, magazinën dhe marketin.
Detyrat
- Mbikëqyr pastërtinë gjatë gjithë ditës dhe ndërmerr veprime që dyqani të ruajë standarde të mira higjiene e paraqitjeje.
- Administron dhe kontrollon stokun e marketit dhe magazinës, duke garantuar sigurinë e produkteve.
- Vëzhgon mënyrën e ekspozimit të produkteve, zbaton politikat e merchandise-in të Jumbos dhe angazhohet aktivisht në vendimmarrje.
- Verifikon pranimin e furnizimeve, transfertave dhe çdo lëvizjeje tjetër stoku nga palët e treta.
- Siguron që çmimet në dyqan të jenë vazhdimisht të sakta dhe të vendosura sipas standardeve të Jumbo.
- Kontrollon operacionet monetare të arkës, duke garantuar kryerjen e tyre sipas standardeve të kompanisë dhe në kushte të plota sigurie.
- Mbikëqyr shpenzimet mujore të marketit dhe sigurohet që të mbeten brenda buxhetit.
- Kontrollon transaksionet në arka për shpejtësi, saktësi dhe cilësi shërbimi.
- Koordinon aktivitetet e kasave, përfshirë hapjen dhe mbylljen, postimet ditore, numërimin e kasafortës dhe shpërndarjen e monedhave, duke siguruar funksionimin e tyre kur mungon supervizori i arkave ose kur e kërkon situata.
- Bashkërendon punën e punonjësve operacionalë, supervizorëve, merchandiserit dhe price specialist.
- Përgatit orarin e punës për të gjithë stafin e dyqanit, në përputhje me procedurat e brendshme dhe planifikimin sa më efikas të operacioneve.
- Mban përgjegjësi për trajnimet e stafit në të gjitha nivelet, duke ndjekur efektivitetin e tyre dhe përshtatjen e shpejtë e cilësore të punonjësve të rinj.
- Merr masa parandaluese dhe korrigjuese kur standardet e kompanisë nuk zbatohen ose interpretohen gabimisht nga ai apo ekipi i tij.
- Zbaton masa administrative brenda kompetencave të veta për shkeljet e standardeve dhe procedurave të brendshme, në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
- Kryen porosi në sistem, duke marrë parasysh stokun e marketit, shitjet dhe porositë e klientëve.
- Zotëron njohuri të hollësishme për produktet e dyqanit, përfshirë shumëllojshmërinë, sasinë, llojet dhe karakteristikat e tyre, dhe trajnon stafin lidhur me to.
- Njeh strukturën arkitekturore dhe specifikat e njësive të ekspozimit në dyqanet jumbo, duke marrë masa për rritjen e performancës së tyre.
- Vlerëson pikat e forta dhe mangësitë e ekipit, duke punuar vazhdimisht për përmirësimin e tij.
- Studion rregullisht tregun dhe konkurrencën, kontribuon në zhvillimin e produktit dhe përdor këtë informacion për vendime strategjike në dyqan.
- Përqendrohet në kërkesat e klientëve dhe përdor standardet e Jumbos për t’u ofruar shërbimin më të mirë dhe për të ndikuar në shitje.
- Raporton vazhdimisht mbi analizat e tregut dhe konkurrencës.
- Njofton për çdo incident që lidhet me klientët dhe ndihmon në zgjidhjen e tij përfundimtare.
- Informon periodikisht ose sipas kërkesës eprorin për problematikat që lidhen me produktet.
- Harton dhe përgatit raportet e kërkuara nga eprori ose departamentet e Zyrave Qendrore.
- Merr pjesë aktive në rekrutim, duke intervistuar stafin operacional së bashku me departamentin e Burimeve Njerezore.
- Jep vlerësime të vazhdueshme për performancën e punonjësve kur kërkohet.
- Udhëzon në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht pozicionet kyçe, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre profesional dhe në performancën e dyqanit.
- Përgjigjet për stokun dhe inventarin e dyqanit, duke ndërmarrë masa korrigjuese e parandaluese për rezultate të kënaqshme.
- Ndërhyn me masa korrigjuese ose parandaluese gjatë punës operacionale për të shmangur pakënaqësitë e klientëve ose punonjësve të shkaktuara nga pakujdesia apo ngarkesa e punës.
- Respekton rregulloren e brendshme, kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në punë dhe monitoron punonjësit.
- Bashkëpunon me kolegët në detyrat operacionale dhe ruan marrëdhënie bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
- Zgjidh situatat problematike me klientët, duke përdorur njohuritë për të sqaruar keqkuptimet dhe duke kërkuar ndihmën e eprorit kur është e nevojshme.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i lartë.
- Nevojiten të paktën dy vite përvojë në menaxhim; përvoja në Retail përbën avantazh.
- Kërkohet njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhëve të tjera.
- Nevojitet njohuri e avancuar e paketës Microsoft Office.
AFTËSI:
- Aftësi për menaxhimin e stresit.
- Kompetenca organizative dhe drejtuese.
- Orientim ndaj cilësisë dhe rendimentit.
- Aftësi për monitorim dhe motivim.
- Aftësi për përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme për operim efikas në pozicionin përkatës.
- Komunikim i shkëlqyer dhe aftësi për punë në grup.
- Aftësi për të përballuar situata të ndryshme të momentit.
- Aftësi për t’u ofruar klientëve shërbim efikas në çdo kohë.
- Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët.
Ky përshkrim nuk i përfshin të gjitha detyrat e mundshme; punonjësit mund të angazhohen edhe në detyra të tjera të lidhura me këtë rol, nëse ato u përgjigjen nevojave të organizatës.