Kid Zone shpk bën pjesë në BALFIN Group dhe operon në fushën e shitjes me pakicë, duke ofruar në ambientet e saj një gamë të gjerë artikujsh për fëmijë, si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të ndryshëm për shtëpi.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group përfaqëson një ndër grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shtrirja e tij përfshin Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me rreth 5,000 të punësuar gjithsej. Veprimtaria e grupit mbulon zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, sektorin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. BALFIN Group vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikon në përmirësimin e jetës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, sjelljes së ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Përmbledhja e Pozicionit
Sistemuesi/ja ka për detyrë të vendosë produktet në hapësirat përkatëse sipas standardeve të përcaktuara nga kompania. Ky rol përfshin mbushjen e vazhdueshme të rafteve, kujdesin për pastërtinë, si edhe mbajtjen në rregull të departamentit përkatës dhe zonave përreth. Gjithashtu, pozicioni mbështet klientët gjatë procesit të shitjes sipas nevojave të tyre, duke respektuar standardet e shërbimit ndaj klientit dhe duke komunikuar me cilësi të lartë.