Përshkrimi
Kamarier/e Restoranti ABA 21
Përgjegjësitë
- Të bëjë gati tavolinat e restorantit, duke i kushtuar kujdes të veçantë pastërtisë dhe vendosjes së enëve në rregull.
- T'i presë klientët me mikpritje sapo të hyjnë në restorant.
- Të zotërojë njohuri të hollësishme për menunë dhe të jetë në dispozicion të klientëve për t'i ndihmuar në përzgjedhjen e ushqimeve dhe pijeve.
- Gjatë marrjes së porosive, t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe të sugjerojë produkte të tjera, përfshirë specialitetet e ditës.
- T'u qaset me qëndrim pozitiv ankesave dhe problemeve të klientëve.
- Të përgatisë faturat dhe të marrë pagesat sipas mënyrave të miratuara (cash, kk, etj.).
- Të dëshmojë angazhim në shërbimin ndaj klientit.
- Të jetë në gjendje të punojë në orare të ndryshme gjatë ditës, përfshirë mbrëmjet dhe fundjavat, kur kjo nevojitet.
Kualifikimet e nevojshme
- Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim.
- Të njohë gjuhën angleze.
Dokumentet e kërkuara