Përshkrimi
Kamarier/e në Restorantin ABA 21
Detyrat
- Përgatit tavolinat e restorantit, duke u kujdesur veçanërisht për pastërtinë dhe rregullimin e enëve.
- Pret klientët me sjellje mikpritëse sapo ata hyjnë.
- Njeh hollësisht menunë e restorantit dhe i ndihmon klientët gjatë përzgjedhjes së ushqimeve dhe pijeve.
- Gjatë marrjes së porosive, u përgjigjet pyetjeve dhe sugjeron produkte të tjera, përfshirë specialitetet e ditës.
- Menaxhon ankesat apo shqetësimet e klientëve me qasje pozitive.
- Lëshon faturat dhe pranon pagesa në format e aprovuara, si cash, kk, etj.
- Tregon përkushtim të vazhdueshëm ndaj klientëve.
- Është i/e gatshëm/me të punojë në orare të ndryshme, përfshirë mbrëmjet dhe fundjavat, sipas nevojës.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë të shkollës së mesme.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.