Përshkrimi
Monitorues Pamor ne Rezidence banimi
Detyrat kryesore
- Mbikëqyr të gjitha hapësirat e përbashkëta për të garantuar mirëmbajtjen e tyre dhe i raporton çështjet te Eprori.
- Kontrollon ambientet e jashtme, zonat e gjelbëruara, hyrjet e parkimeve, kalimet për këmbësorë dhe mjetet emergjente, sistemet mekanike, sistemet kundra zjarrit (Hidrant Sprinkler), sistemet kulluese, ashensorët, dyert, pllakat, dritaret dhe qepenet. Çdo anomali e vërejtur gjatë shërbimit duhet t'i njoftohet sallës së monitorimit dhe përgjegjësit përkatës.
- Nuk lejon qarkullimin e mjeteve motorike, biçikletave, motorëve dhe scooter elektrikë në hapësirat e brendshme të objektit.
- Kryen kontrolle dhe inspektime në të gjitha ambientet e përbashkëta të godinës dhe në territorin e jashtëm, duke lajmëruar sallën e monitorimit kur evidentohen parregullsi.
- Në rast problematikash, raporton dhe kërkon asistencë nga Salla e monitorimit, Përgjegjësi përkatës ose Administratori, për angazhimin e stafit të specializuar.
- Vëzhgon territorin përreth godinës dhe kujdeset për respektimin e rregullores së hapësirave të përbashkëta.
- Mbikëqyr mjetet motorike gjatë hyrjes dhe daljes nga garazhi, për të siguruar lëvizje të lirë të tyre, dhe njofton eprorin për çdo problem.
- Përcjell te eprori ankesat dhe kërkesat e ndryshme të banorëve.
Kërkesat
- Kërkohet eksperiencë e mëparshme pune në shërbime.
- Të ketë aftësi komunikuese dhe etikë profesionale.
- Të zotërojë aftësi në shërbimin ndaj klientit.
- Të jetë në gjendje të mirë fizike për qëndrim të zgjatur në këmbë.