Përshkrimi
Në këtë funksion, punonjësi është pjesë e ekipit që merret me mirëmbajtjen e ndërtesës së ABA Business Center.
Detyrat
- Përdor pajisje dhe mjete të posaçme për eliminimin e papastërtive dhe pastrimin e sipërfaqeve të brendshme të objektit.
- Pastron fasadën nga brenda, si edhe pjesën e saj të jashtme duke shfrytëzuar vinçin me kosh të varur, të vendosur në tarracën e ndërtesës.
- Organizon dhe bart materiale e mobilie të ndryshme të Gener 2 brenda objektit.
- Pastron e lan pllakat metalike dhe pjesët e ekspozuara të njësive teknike, përfshirë ndriçuesa, njësi të brendshme kondicionimi dhe tabela treguese, në tavanet e varura të hapësirave të brendshme.
- Me udhëzimin dhe ndihmën e stafit teknik përkatës, realizon pastrimin periodik të sipërfaqeve të jashtme të njësive teknike të instaluara në ndërtesë, si tubacione, pompa, depozita uji dhe njësi teknike.
- Në mënyrë të pavarur dhe/ose së bashku me personelin teknik, kontrollon dhe riparon tubacionet dhe pajisjet hidro-sanitare të objektit.
- Vetë dhe/ose në koordinim me stafin e mirëmbajtjes, verifikon dhe riparon mekanizmat e dyerve dhe dritareve, si brava dhe mentesha.
- Në mënyrë të pavarur dhe/ose me personelin e mirëmbajtjes, kryen kontrollin dhe riparimin e makinave për fshirje/larje, si edhe të vinçit që përdoret për pastrimin e fasadës.
- Respekton me përpikëri rregullat e etikës, sigurisë teknike dhe disiplinës në punë.
Kualifikimet
- Arsimi i mesëm konsiderohet i preferueshëm.