Fashion Group Albania, e cila është pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025, është shoqëria e parë e shitjes me pakicë në fushën e modës që prezantoi në Shqipëri konceptin e menaxhimit Franchisee. Për të vendosur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe në shërbimin ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun shqiptar përmes markave ndërkombëtare të njohura dhe alternativave të produkteve cilësore. Fashion Group Albania zhvillon aktivitetin në qendrat kryesore tregtare, përfshirë Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU). Portofoli i saj përbëhet nga 10 marka të njohura: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret dhe Aldo. Aktualisht, kompania ka 17 dyqane fizike dhe ofron gjithashtu blerje nëpërmjet platformës së saj online.
Albi Group, i krijuar nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, mbi 30 vjet më parë, ka kaluar nga një ndërmarrje e vogël familjare në një grup me peshë në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Duke vendosur në qendër kënaqësinë e klientit, përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore, Albi Group kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetin.
Roli: Shofer
Njësia organizative: Logjistikë
Vendi i punës: Tiranë
Përmbledhje e rolit:
Fashion Group Albania kërkon të plotësojë ekipin me një Shofer me përvojë, të cilit i përshtatet një punë dinamike. Personi që do të marrë këtë rol do të kryejë shpërndarjen, dorëzimin dhe tërheqjen e materialeve, letrave, kontratave, porosive dhe të tjera, duke respektuar destinacionet, afatet dhe përgjegjësitë përkatëse.
Përvoja profesionale
Kërkohet përvojë e mëparshme në role të ngjashme, me minimum 1-2 vite.
Kushtet e angazhimit:
Fashion Group Albania ofron ambient profesional e dinamik, paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh, si edhe hapësirë për zhvillimin e plotë të potencialit profesional.