Fashion Group Albania, e cila është pjesë e Albi Group që prej Gusht 2025, është shoqëria e parë në sektorin e shitjes me pakicë të modës që prezantoi në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Përmes sjelljes së markave ndërkombëtare të mirënjohura dhe alternativave të produkteve cilësore, kompania ka riformësuar tregun shqiptar, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në modë, veshje dhe shërbimin ndaj klientit. Fashion Group Albania operon në qendra të mëdha tregtare, përfshirë Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU). Portofoli i saj përbëhet nga 11 marka të njohura: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, aktiviteti zhvillohet në 17 dyqane fizike dhe në platformën online të kompanisë.
Albi Group, i krijuar nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, mbi 30 vjet më parë, e nisi veprimtarinë si një biznes i vogël familjar. Me kalimin e viteve, ai është shndërruar në një aktor të rëndësishëm në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen. Përmes angazhimit për kënaqësinë e klientëve, përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore, Albi Group kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetin.