Përshkrimi
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që prej Gusht 2025, është kompania e parë e shitjes me pakicë në industrinë e modës që solli në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Duke synuar vendosjen e një standardi të ri për tregun e modës/veshjeve dhe shërbimin ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun shqiptar përmes markave të njohura ndërkombëtare dhe alternativave cilësore të produkteve. Fashion Group Albania operon në qendrat tregtare Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), me një portofol prej 11 markash të njohura: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, kompania ka 17 dyqane fizike dhe ofron gjithashtu përvojë online në platformën e saj.
Albi Group, i krijuar nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, mbi 30 vjet më parë, është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një emër të rëndësishëm në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen. Grupi angazhohet për kënaqësinë e klientëve, përgjegjësinë shoqërore dhe qëndrueshmërinë mjedisore, me synimin për të krijuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Pozicioni i punës: Magazinier
Departamenti: Logjistikë
Vendndodhja: TEG, Tiranë
Afati: Pa afat
Përmbledhja e pozicionit:
Magazinieri administron tërësisht rrjedhën e mallrave në magazinë, duke nisur nga pranimi dhe kontrolli i furnizimeve, deri te ruajtja, sistemimi dhe përgatitja e tyre për transferim drejt dyqaneve. Këto detyra synojnë të sigurojnë saktësi, gjurmueshmëri dhe përgjegjshmëri për secilin produkt që kalon në magazinë, si edhe të reduktojnë humbjet dhe gabimet përmes dokumentimit të kujdesshëm dhe kontrolleve periodike.
Detyrat
- Është përgjegjës për çdo produkt ose mall nën administrimin e tij në magazinë, përfshirë çdo lëvizje hyrëse dhe dalëse.
- Verifikon furnizimet sipas dokumenteve shoqëruese, përfshirë CMR, Faturë dhe Packing List.
- Regjistron mallrat në magazinë pas kontrollit fizik dhe elektronik, duke evidentuar diferencat.
- Merr pjesë në çdo inventar të plotë ose të pjesshëm, në magazinë ose në dyqane, sipas kalendarit të inventarëve të kompanisë.
- Siguron që secili produkt të vendoset sipas referencave përkatëse dhe që modelet të ndahen e sistemohen sipas standardit.
- Kujdeset për organizimin e duhur të stokut të vjetër në kutitë përkatëse.
- Ka njohuri të mira për produktet që tregton brandi.
- Optimizon organizimin e hapësirës së magazinës në përputhje me fazat e uljeve, promocioneve, transfertave dhe nevojat e dyqanit.
- Sistemon dokumentacionin e hyrje-daljeve në soft dhe hardcopy, si dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për arkivimin vjetor nga Inventari paraardhës në Inventarin aktual.
- Koordinon me Departamentin e Financës dhe IT për çështjet teknike në soft, përfshirë Navision, D Flex dhe modulet e tjera të implementuara.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm; arsim i lartë ose kurse profesionale në logjistikë/menaxhim magazine përbëjnë avantazh.
- Njohuri bazë për përdorimin e kompjuterit dhe programeve të magazinimit, si Navision, D Flex dhe Excel.
- Aftësi të mira për organizim dhe vëmendje të lartë ndaj hollësive.
- Aftësi për llogaritjen, numërimin dhe kontrollin e saktë të sasive të mallrave.
- Komunikim dhe bashkëpunim efektiv me stafin e brendshëm, furnitorët dhe partnerët.
- Aftësi për administrimin e kohës dhe vendosjen e prioriteteve, veçanërisht gjatë periudhave me ngarkesë të lartë.
- Gatishmëri për angazhim fizik, përfshirë ngritjen, transportimin dhe sistemimin e mallrave.
- Ndershmëri dhe nivel i lartë përgjegjshmërie.
- Aftësi për punë në ekip dhe koordinim me departamente të ndryshme, përfshirë Financë, IT, Logjistikë dhe Brand Menaxherë.
Kushtet e Punës
Fashion Group Albania ofron një mjedis profesional e dinamik, paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh, si edhe mundësi për zhvillimin e plotë të potencialit profesional.