Fashion Group Albania, e cila iu bashkua Albi Group në Gusht 2025, është shoqëria e parë e shitjes me pakicë në industrinë e modës që prezantoi në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Për të vendosur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe në shërbimin ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun shqiptar duke sjellë marka ndërkombëtare të njohura dhe alternativa produktesh cilësore. Fashion Group Albania operon në qendra të mëdha tregtare, përfshirë Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), me një portofol prej 10 markash të njohura: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret dhe Aldo. Aktiviteti i saj sot përfshin 17 dyqane fizike dhe një platformë për blerje online.
Albi Group, i krijuar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtine, Kosove, ka kaluar nga një sipërmarrje e vogël familjare në një kompani me peshë në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Me angazhimin për kënaqësinë e klientëve, përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore, Albi Group kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetin.
Roli i shpallur: Shites/e
Njësia e punës: Mango QTU
Vendi i punës: QTU-Qendra Tregtare Univers
Përmbledhje e rolit:
Fashion Group Albania kërkon të rinj të talentuar që e pëlqejnë një mjedis dinamik për t'u bërë pjesë e ekipit në dyqanin Mango QTU, brenda qendrës tregtare QTU. Personi që do të përzgjidhet do të kujdeset për shërbimin ndaj klientëve dhe për mbajtjen e një ambienti të sistemuar e mikpritës.