Përshkrimi
Kërkohet një Specialist Prokurimesh me profil në Inxhinieri Elektrike, i cili bashkon ekspertizën teknike elektrike me administrimin e ofertimeve, prokurimeve dhe dokumentacionit të tenderëve.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Administrimi dhe monitorimi i procedurave të prokurimit.
- Gjetja dhe vlerësimi i tenderëve që përputhen me veprimtarinë e kompanisë.
- Hartimi i dokumenteve teknike dhe administrative për pjesëmarrje në tenderë.
- Shqyrtimi i specifikimeve teknike, preventivave dhe kërkesave të projekteve.
- Përgatitja dhe kalkulimi i ofertave teknike e financiare.
- Kërkimi i furnitorëve, vlerësimi i tyre dhe zhvillimi i negociatave për materiale e pajisje elektrike.
- Pranimi dhe krahasimi i ofertave sipas kostos, cilësisë dhe specifikimeve teknike.
- Mbikëqyrja e porosive, afateve të furnizimit dhe dokumentacionit përkatës.
- Bashkërendimi me departamentet e projektimit, zbatimit dhe financës gjatë përgatitjes së ofertave.
- Verifikimi që materialet dhe pajisjet përmbushin kërkesat teknike të projektit.
- Monitorimi i afateve dhe procedurave të tenderimit deri në mbylljen e procesit.
- Administrimi i dokumentacionit dhe i databazës për furnitorët, ofertat dhe tenderët.
Kualifikimet
Kriteret:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Përvojë e mëhershme në prokurime; përvoja në sektorin teknik ose energjetik konsiderohet përparësi.
- Përparësi kanë kandidatët me internship/praktikë profesionale ose angazhim të mëparshëm në kompani dhe institucione të sektorit energjetik.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte e specifikime elektrike.
- Njohuri për hartimin e preventivave dhe vlerësimin e ofertave.
- Njohje e mirë e procedurave dhe dokumentacionit të tenderëve.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe negocimi me furnitorët.
- Aftësi organizative, saktësi dhe kapacitet për menaxhimin e afateve të caktuara.
- Njohuri të programeve MS Office/Excel.
Orari i punës zhvillohet nga e hëna deri të shtunën, 07:00–16:00.