Përshkrimi
Inxhinier/e Zbatimi për Strukturat e Parqeve Fotovoltaike, me përvojë në kontrollin dhe udhëheqjen e punimeve në kantier. Pozita mban përgjegjësi për realizimin e saktë në terren të projektit strukturor, mbikëqyrjen e punëtorëve dhe testimin e strukturave mbajtëse.
Detyrat
- Zbaton dhe mbikëqyr në terren projektin strukturor të parkut fotovoltaik, përfshirë strukturat mbi tokë, fikse ose me tracker.
- Siguron që montimi të përputhet me vizatimet ekzekutive dhe kërkesat teknike.
- Udhëheq dhe bashkërendon punëtorët dhe ekipet e montimit në kantier.
- Organizon punët e përditshme dhe javore, si edhe cakton detyrat për ekipet.
- Kontrollon pozicionimin, aksin, kuotën dhe vertikalitetin e strukturave mbajtëse.
- Vërteton thellësinë e ngulitjes së pilotave (piling) dhe devijimet e mundshme nga projekti.
- Mbikëqyr shtrëngimin e bulonave dhe lidhjet strukturore.
- Realizon dhe ndjek testet (pull-out, torque) për pilotat dhe strukturat.
- Verifikon distancat ndërmjet rreshtave dhe gjeometrinë e përgjithshme të fushës.
- Identifikon dhe raporton çështjet teknike që shfaqen gjatë realizimit të punimeve.
- Bashkëpunon me ekipin elektrik, topografin dhe nënkontraktorët.
- Kontrollon materialet që hyjnë në kantier dhe administron burimet.
- Siguron zbatimin e rregullave të sigurisë në kantier.
- Harton raportet ditore dhe dokumentacionin fotografik të punimeve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi/Strukturë.
- Përvojë paraprake në zbatim të punimeve dhe drejtim kantieri.
- Aftësi të mira për leximin e projekteve dhe vizatimeve teknike strukturore.
- Përvojë në parqe fotovoltaike.
- Shkathtësi të theksuara organizative dhe në udhëheqjen e ekipeve në terren.
- Njohuri të programeve teknike bazë (AutoCAD, Excel).
- Patentë e kategorisë B dhe gatishmëri për qëndrim pranë kantierit.
- Përgjegjshmëri, kujdes ndaj hollësive dhe fokus në cilësi.
Orari i punës është nga e hëna deri të shtunën, 07:00–16:00.