Përmbledhje
Kërkohet Inxhinier Elektrik Junior me motivim për zhvillim profesional dhe angazhim në projekte elektrike, duke i dhënë mbështetje ekipit teknik gjatë projektimit, zbatimit dhe monitorimit të punimeve.
Detyrat kryesore
- Ndihmon në projektimin e sistemeve fotovoltaike, linjave te tensionit te ulet dhe te mesem si dhe kabinave elektrike.
- Harton dhe përditëson vizatimet, si edhe dokumentacionin teknik.
- U jep mbështetje inxhinierëve seniorë për përllogaritje, preventivim dhe specifikime teknike.
- Realizon matje dhe verifikime teknike në terren.
- Koordinon punën me ekipet e projektimit, zbatimit dhe furnizimit.
- Përgatit raporte për progresin e punimeve.
- Identifikon kërkesat për materiale dhe pajisje elektrike.
- Zbaton standardet teknike dhe rregullat e sigurisë në vendin e punës.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Mund të aplikojnë edhe të sapodiplomuar ose kandidatë me përvojë fillestare.
- Nevojiten njohuri bazë për projektim dhe lexim të skemave elektrike.
- Njohja e AutoCAD dhe programeve të tjera teknike konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira teknike dhe analitike.
- Kandidati duhet të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i gatshëm për të mësuar.
- Kërkohet aftësi për bashkëpunim në ekip.