Kërkohet një Inxhinier Elektrik me përvojë në prokurime, i/e aftë të ndërthurë ekspertizën në elektricitet me administrimin e ofertimeve, prokurimeve dhe hartimin e dokumenteve të tenderëve.
Detyrat
- Të mbikëqyrë dhe administrojë procedurat e prokurimit.
- Të gjejë dhe vlerësojë tenderë që lidhen me veprimtarinë e kompanisë.
- Të hartojë dokumentet teknike dhe administrative për pjesëmarrjen në tenderë.
- Të shqyrtojë specifikimet teknike, preventivat dhe kërkesat e projekteve.
- Të përpilojë dhe kalkulojë ofertat teknike e financiare.
- Të identifikojë, vlerësojë dhe negociojë me furnitorë për materiale dhe pajisje elektrike.
- Të pranojë e krahasojë ofertat duke u bazuar në çmim, cilësi dhe specifikime teknike.
- Të monitorojë porositë, afatet e furnizimit dhe dokumentet përkatëse.
- Të bashkërendohet me sektorët e projektimit, zbatimit dhe financës gjatë përgatitjes së ofertave.
- Të verifikojë që materialet dhe pajisjet përmbushin kërkesat teknike të projektit.
- Të ndjekë afatet dhe hapat e tenderimit deri në mbylljen e procesit.
- Të administrojë dokumentacionin dhe databazën e furnitorëve, ofertave dhe tenderëve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Inxhinieri Elektrike.
- Të ketë përvojë të mëparshme në prokurime, veçanërisht në sektorin teknik ose energjetik.
- Përparësi kanë kandidatët me internship/praktikë profesionale ose angazhim të mëhershëm në kompani dhe institucione të sektorit energjetik.
- Të dijë të lexojë dhe interpretojë projekte e specifikime elektrike.
- Të zotërojë përgatitjen e preventivave dhe analizën e ofertave.
- Të ketë njohuri të mira për procedurat dhe dokumentacionin e tenderimit.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe negocimi me furnitorët.
- Të jetë i/e organizuar, i/e saktë dhe i/e aftë të menaxhojë afate të përcaktuara.
- Të njohë programet MS Office/Excel.