Përshkrimi
Big Market, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, po zgjerohet dhe synon të plotësojë stafin me Punonjëse e Sektorit të produkteve të fresketa në marketin pranë Kompleksit Garden, në Rrugen e Kavajes.
Pozicioni i punës: Punëtore në Sektorin e Produkteve të Freskëta
Raportimi: Menaxheri i Marketit / Përgjegjësi i Turnit
Synimi i pozicionit
Pozicioni ka për qëllim organizimin, ruajtjen, përgatitjen dhe ekspozimin e produkteve të freskëta në përputhje me standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore, si edhe ofrimin e një shërbimi korrekt për klientët.
Përgjegjësitë
- Vendos dhe organizon produktet në banakë, rafte e frigoriferë.
- Siguron që ruajtja dhe trajtimi i produkteve të bëhen në temperaturat dhe kushtet higjienike të përcaktuara sipas HACCP.
- Verifikon pajisjen e produkteve me çmimet dhe etiketat përkatëse.
- Mbikëqyr datat e skadencës dhe njofton pa vonesë për produktet e skaduara, të dëmtuara ose të papërshtatshme për shitje.
- Realizon peshimin, paketimin dhe përgatitjen e produkteve në përputhje me kërkesat e klientëve dhe procedurat e kompanisë.
- Verifikon etiketat në gjuhën shqipe dhe njofton për çdo mangësi të identifikuar.
- Siguron furnizimin e sektorit dhe ekspozimin e rregullt të produkteve.
- Kujdeset për pastërtinë dhe rregullin e banakëve, frigoriferëve, pajisjeve dhe hapësirës së punës.
- Ndihmon klientët duke njohur produktet dhe duke dhënë informacion rreth tyre.
- Regjistron kërkesat e klientëve që nuk janë përmbushur dhe ia përcjell Përgjegjësit/Menaxherit.
- Zbaton procedurat dhe standardet që lidhen me higjienën, sigurinë ushqimore dhe trajtimin e produkteve.
- Përmbush edhe detyra të tjera të lidhura me pozicionin, sipas orientimeve të Menaxherit të Marketit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të tregojë përgjegjshmëri, korrektësi dhe kujdes të lartë për higjienën në punë.
- Të zotërojë njohuri bazë për mënyrat e ruajtjes dhe trajtimit të produkteve ushqimore.
- Të komunikojë mirë dhe të jetë e orientuar drejt shërbimit ndaj klientit.
- Të jetë e aftë të punojë në ekip dhe me turne.
Përfitimet
Në përputhje me politikat e saj të brendshme, kompania u ofron punonjësve një paketë përfitimesh dhe mundësish zhvillimi, ku përfshihen:
- Sigurimi shëndetësor privat: pas përfundimit të 6 muajve punë dhe marrjes së një vlerësimi pozitiv të performancës, punonjësi përfiton paketën e sigurimit shëndetësor privat që ofron kompania.
- Trajnimet profesionale periodike: punonjësit marrin pjesë në programe trajnimi dhe zhvillimi të përshtatura me pozicionin dhe nevojat e tyre profesionale.
- Big Academy: ofrohet mundësia e pjesëmarrjes në programe trajnimi të organizuara në kuadër të Big Academy nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm.
- Rritja dhe zhvillimi në karrierë: mundësitë për zhvillim profesional dhe promovim brenda kompanisë përcaktohen nga performanca, kompetencat dhe nevojat organizative.
- Vlerësimi periodik i performancës: ecuria në punë dhe zhvillimi profesional ndiqen dhe vlerësohen rregullisht për të identifikuar arritjet dhe hapësirat për përmirësim e zhvillim.
Dhënia dhe vazhdimësia e përfitimeve varen nga kriteret dhe politikat e brendshme në fuqi të kompanisë, të mbështetura në performancë dhe merita.
Dokumentet e kërkuara