Përshkrimi
Synimi i pozicionit
Pozicioni ka për qëllim menaxhimin e saktë të veprimtarive financiare dhe kontabël të marketit, duke përfshirë regjistrimin dhe verifikimin e dokumenteve financiare, rakordimet, deklarimet tatimore, pagesat dhe raportet periodike, sipas procedurave të kompanisë dhe legjislacionit në fuqi.
Përgjegjësitë
- Hedh në sistem faturat e blerjeve dhe të shitjeve, duke verifikuar saktësinë e tyre.
- Realizon dhe monitoron pagesat për furnitorët, në përputhje me kontratat, afatet dhe rakordimet përkatëse.
- Pasqyron transaksionet bankare në kontabilitet dhe i rakordon çdo muaj me pasqyrat bankare.
- Rakordon llogaritë me furnitorët dhe verifikon detyrimet e gjendjet përkatëse.
- Verifikon dhe rregullon në sistem artikujt që rezultojnë me gjendje negative, si edhe kostot dhe rivlerësimet.
- Ndjek ecurinë e marzhit, shitjeve, të ardhurave dhe shpenzimeve, duke hartuar raporte periodike.
- Përputh faturat e shitjeve me dokumentet e arkës dhe identifikon diferencat.
- Harton dhe verifikon librat e shitjes e të blerjes brenda afateve të caktuara.
- Përgatit e deklaron detyrimet tatimore, përfshirë TVSH, sigurimet shoqërore dhe TAP, si dhe monitoron shlyerjen e tyre në kohë.
- Regjistron në kontabilitet pagat, qiratë, tatimet dhe detyrimet e tjera mujore, duke bashkërenduar pagesat përkatëse.
- Harton rezultatin financiar të muajit së bashku me dokumentacionin mbështetës dhe ia përcjell Zyrës Qendrore brenda afateve.
- Merr pjesë, në bashkëpunim me Menaxherin, në inventarizime të pjesshme ose të plota dhe raporton rezultatet e tyre.
- Menaxhon dokumentet e punonjësve në përputhje me kërkesat e Burimeve Njerëzore dhe legjislacionin në fuqi.
- Realizon procedurat administrative për shtimin dhe heqjen e punonjësve nga listëpagesa, bashkë me dokumentacionin që lidhet me këto veprime.
- Kujdeset për ruajtjen dhe arkivimin e faturave, dokumenteve bankare e tatimore dhe dokumentacionit financiar.
- Jep mbështetje edhe për nevoja të tjera operative të marketit, kur kjo kërkohet nga Menaxheri ose drejtuesit.
- Kur Menaxheri mungon, mund të marrë përsipër detyra të caktuara menaxheriale, vetëm brenda autorizimeve të marra.
- Përmbush edhe detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit, Administratorit ose strukturave drejtuese.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të përafërt.
- Të ketë 3-5 vite përvojë në funksione të ngjashme.
- Të zotërojë njohuri të mira mbi kontabilitetin, fiskalizimin dhe legjislacionin tatimor.
- Të përdorë mirë programet financiare dhe MS Excel.
- Të tregojë përpikëri, përgjegjësi dhe ruajtje të konfidencialitetit gjatë administrimit të të dhënave financiare.
- Të ketë zotësi në analizë, organizim dhe përgatitje raportesh.
- Të jetë në gjendje të organizojë prioritetet dhe të respektojë afatet.
- Të komunikojë dhe të bashkëpunojë mirë me menaxhimin, furnitorët dhe strukturat e tjera të kompanisë.
Kompania u ofron punonjësve përfitime dhe mundësi zhvillimi sipas politikave të saj të brendshme, të cilat përfshijnë:
- Sigurim shëndetësor privat: punonjësi përfiton paketën e ofruar nga kompania pasi të ketë përfunduar 6 muaj punë dhe të ketë marrë një vlerësim pozitiv të performancës.
- Trajnim profesional periodik: punonjësit marrin pjesë në programe trajnimi dhe zhvillimi të përshtatura me pozicionin dhe nevojat e tyre profesionale.
- Big Academy: ofrohet mundësia e pjesëmarrjes në programe trajnimi të realizuara nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm në kuadër të Big Academy.
- Zhvillim profesional dhe avancim në karrierë: mundësitë për rritje dhe promovim brenda kompanisë mbështeten te performanca, kompetencat dhe nevojat organizative.
- Vlerësim i rregullt i performancës: puna dhe zhvillimi profesional ndiqen e vlerësohen periodikisht për të identifikuar arritjet dhe hapësirat për përmirësim e zhvillim.
Marrja dhe vazhdimi i përfitimeve varen nga kriteret dhe politikat e brendshme në fuqi të kompanisë, të mbështetura në performancë dhe merita.
Dokumentet e kërkuara