Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 javë më parëFull Time
Specialist i Lartë i Bankingut Korporativ në Departamentin e Bankingut Korporativ — Banka Kombetare Tregtare BKT | Talenta
Përshkrimi
Specialist i Lartë i Bankingut Korporativ në Departamentin e Bankingut Korporativ
Detyrat
Të shërbejë si një nga pikat kryesore të kontaktit në bankë për klientët korporatë.
Të grumbullojë dhe përditësojë bazën e të dhënave, të administrojë kërkesat për kredi të veçanta dhe kërkesat e tjera të ndërlidhura për klientët korporatë dhe klientët ndërkombëtarë, t’ia dërgojë ato Menaxherit të Departamentit për aprovim dhe më pas të japë përgjigjet përkatëse.
T’u prezantojë klientëve dhe t’u promovojë të gjitha produktet korporative.
Të ndërtojë dhe të mirëmbajë raporte të qëndrueshme e funksionale me klientët ekzistues dhe ata të rinj.
Të kontribuojë në nisjen dhe promovimin e paketave të reja të produkteve korporative që BKT i ofron në treg.
Të vendosë kontakte, të zhvillojë negociata dhe të propozojë lehtësira kreditore për klientët korporatë dhe ndërkombëtarë.
Të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme tregun, si edhe ecurinë financiare dhe afariste të huamarrësve, dhe këto informacione t’ua raportojë eprorëve.
Të realizojë vizita te klientët, të hartojë formularët e diskutimit për këto vizita dhe t’ua paraqesë eprorëve.
Të dallojë në mënyrë proaktive mundësi të reja për biznes dhe referime, si dhe të gjenerojë të ardhura shtesë ndërmjet divizioneve të bankës.
Të vlerësojë vazhdimisht cilësinë e shërbimit për klientët, duke garantuar nivelin më të lartë të ofrimit të tij.
Të zhvillojë masa dhe procese që matin nivelin e shërbimit dhe evidentojnë hapësirat për përmirësim.
Të sigurojë që një pjesë e rëndësishme e kohës së punës të fokusohet në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe në takimet me ta.
Të krijojë, zgjerojë dhe përdorë aktivisht rrjete të brendshme dhe të jashtme kontaktesh për arritjen e objektivave të të ardhurave.
Të punojë ngushtë me departamente të tjera, si Departamenti Ligjor, Departamenti i Kredive, Departamenti i Riskut, Departamenti i Vlerësimit të Pronave etj., për adresimin e çështjeve të klientëve.
Të ketë vetëdije për ngarkesën dhe vëllimin e punës, duke ofruar udhëzim dhe përkrahje sa herë që kërkohet.
Të hartojë raportet e nevojshme sipas kërkesave të eprorëve.
Të përmbushë me kohë edhe detyra të tjera që i caktohen nga Drejtori, Menaxheri i Departamentit ose Asistent Menaxheri.
Të nxisë ose të përfshihet në projekte të caktuara që lidhen me klientët e biznesit, sipas kërkesës së Menaxherit të Departamentit, Asistent Menaxherit ose Drejtorit.
Të përgatisë dosjen dhe prezantimin për Bordin pasi propozimi i kredisë të jetë aprovuar nga Komiteti i Kredive, dhe t’ia paraqesë ato Menaxherit të Departamentit, Asistent Menaxherit ose Drejtorit.
Të hartojë kontrata bashkëpunimi me institucione publike, kompani sigurimesh dhe biznese të tjera.
Kualifikimet
Të posedojë shkathtësi shumë të mira komunikimi, pasi kjo pozitë kërkon komunikim me klientët ballë për ballë, përmes telefonit ose përmes emailit, si edhe bashkëpunim me departamente të tjera brenda bankës, si Departamenti i Vlerësimit të Kredive,
Departamenti i Çështjeve Ligjore, Departamenti i Operacioneve të Kredive, Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse etj.
Të ketë njohuri dhe aftësi për përdorimin e programeve kompjuterike dhe të teknologjisë që nevojiten për realizimin e detyrave, duke përfshirë programe për ndërtimin e modeleve financiare, analizën e të dhënave dhe komunikimin me klientët.
Të zotërojë aftësi të mira analitike për shqyrtimin dhe interpretimin e të dhënave dhe informacioneve financiare, si dhe për paraqitjen e tyre në mënyrë të qartë e të kuptueshme. Kjo mund të përfshijë edhe përgatitjen e grafikëve dhe tabelave shpjeguese.
Të jetë në gjendje të identifikojë nevojat e klientit dhe të zhvillojë zgjidhje që përmbushin objektivat e tij, gjithmonë në përputhje me politikat dhe procedurat e bankës.
Të ketë diplomë universitare në fusha relevante si Ekonomik, Administrim Biznesi ose drejtime të tjera ekonomike.
Të ketë përvojë në bankingun korporativ dhe/ose në sektorë të tjerë bankarë, institucione krediti ose në ndërmarrje private.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
Të zotërojë njohuri shumë të mira kompjuterike.
Të ketë aftësi për komunikim efektiv me klientët dhe kolegët.
Të jetë i/e aftë të punojë nën presion dhe të angazhohet me orë shtesë kur kjo është e nevojshme.

Punët e Kompanisë Banka Kombetare Tregtare BKT (5)